Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim të rëndësishëm për aplikuesit nga jashtë vendit të cilët kanë plotësuar kriteret e zotësisë juridike për t’u regjistruar si votues jashtë vendit, por të cilët akoma nuk janë telefonuar për verifikim nga KQZ-ja.
KQZ-ja ka vendosur që t’i përfshijë në listën votuese jashtë vendit edhe këta aplikues.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i personave janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës është 102 mijë e 100.
Kryetarja e KQZ-së bëri të ditur se e drejta kushtetuese për të votuar nuk do t’i mohohet askujt, ndërsa falënderoi disaporën për interesimin e jashtëzakonshëm për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.
Gjithashtu, ajo falënderoi mërgatën për mirëkuptimin e tyre për punën e KQZ-së në afat kaq të shkurtër kohor.
Daka bëri të ditur se më shumë se 80 mijë persona janë lajmëruar në telefon, por e drejta e votës nuk do t’i mohohet askujt, as atyre që nuk janë lajmëruar në telefon.