×
  • Front TV
  • Front TV

    Mbi 10 mijë testime serologjike në Prishtinë, i pari i shëndetësisë jep detajet

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Numri i të shëruarve me virusin Covid-19 në Komunën e Prishtinës vazhdon të rritet.

    Nga mbi 1 mijë e 500 raste aktive sa kishte, në këtë komunë kanë mbetur 400 raste aktive me virus.

    Ndërsa, përveç testimeve PCR, rreth 10 mijë teste serelogjike janë kryer deri tani në institucionet publike në Komunën e Prishtinës.

    Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, në një intervistë për Front Online ka thënë se nga data 21 korrik, testet serelogjike në Prishtinë janë kryer në Qendrën e Studentëve dhe në dy qendra tjera.

    Sipas tij, mbi 5 mijë qytetarë të kësaj komune janë testuar deri tani.

    “Testet serelogjike në Prishtinë që nga data 21 korrik kryhen në Qendrën e Studentëve dhe në dy qendra tjera. Normalisht Prishtina e para ishte me testet serelogjike në sektorin publik dhe privat. Ne kemi realizuar rreth 10 mijë testime, që i bie mbi 5 mijë qytetarë i kanë kryer testet serelogjike në Komunën e Prishtinës”, ka thënë ai për Front Online.

    Gashi ka treguar se punëtorët shëndetësorë, punëtorët administrativë dhe qytetarët që kanë kaluar këtë virus janë testuar me këto teste.

    “Vazhdojmë të kryejmë teste dhe do të kryejmë edhe në të ardhmen, normalisht në kuadër të tri hulumtimeve që i realizon Komuna e Prishtinës. I pari hulumtim është me punëtorët shëndetësorë dhe punëtorët administrativ të Komunës së Prishtinës me 1 mijë e 600 rezident. Hulumtimi i dytë është me qytetarët të cilët e kanë kryer Covid-19 dhe hulumtimi i tretë është me 2 mijë qytetarë, varësisht se si përzgjidhen ata”, ka deklaruar ai.

    Komuna e Prishtinës u ofron ushqim e ndihmë personave të infektuar me Covid

    Ai është shprehur se kanë kapacitete të mjaftueshme që edhe në vitin e ardhshëm, të kryejnë teste serelogjike.

    Sipas tij, tani për tani, brenda ditës kryhen deri në 200 testime.

    “Mendoj se kemi mjaftueshëm kapacitet që në këtë formë me këtë kapacitet, me këta numra që i realizojmë tani, pra 100 deri në 200 testime brenda ditës, pa dyshim se do ja arrijmë që edhe vitin e ardhshëm varësisht se sa do të zgjat pandemia, të kemi teste serelogjike”, ka shtuar ai për Front Online.

    Gashi ka treguar se gjithë ata persona që rezultojnë pozitiv me Covid në Komunën e Prishtinës, kontaktohen nga ta dhe u ofrohet ndihma e nevojshme, edhe për furnizim me ushqime.

    “Qytetarët e Komunës së Prishtinës që nga marsi janë kontaktuar të gjithë nga shtabi i Komunës së Prishtinës, nga operatorët të cilët e kanë marrë përsipër këtë detyrë. Në kuadër të telefonatës i kanë pyetur për gjendjen e tyre shëndetësore, nevojat e tyre, për ndihmë në aspektin higjenik dhe ushqimor”, ka thënë tutje ai për Front Online.

    185 punëtorë shëndetësorë të QMF-ve në Prishtinë të infektuar me Covid-19

    Gashi ka treguar se gjendja sa i përket këtij virusi në Komunën e Prishtinës është më e mirë.

    Ai ka thënë se deri tani 185 punëtorë shëndetësorë të Mjekësisë Familjare janë infektuar me Covid, por që ata tashmë janë shëruar.

    “Ne kemi pasur 185 raste që kanë qenë pozitiv dhe që kanë qenë të izoluar, por që kemi pasur mungesa të stafit. Tani nuk kemi raste aktive dhe nuk kemi raste të cilat janë të izoluara ose raste të cilat mungojnë nga puna, përjashtimisht rastet e zakonshme të punëtorëve që janë me sëmundje të ndryshme kronike ose me sëmundje malinje”, ka deklaruar ai.

    Megjithatë, ai ka bërë të ditur se Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë kanë nevojë shtesë, pasi që u mungojnë rreth 60 punëtorë shëndetësorë.

    “Deri tani jemi minus 60 punëtorë shëndetësorë në kujdesin parësor shëndetësorë. Tani në këto ditë është në proces e sipër rekrutimi i punëtorëve në Kujdesin parësor shëndetësorë. Janë 40 pozita në profile të ndryshme”, ka thënë ai.

    Deri në 8 mijë shërbime shëndetësore ofrohen brenda ditës në QMF-të në Prishtinë

    Gashi ka treguar se në kujdesin parësor në Prishtinë, brenda ditës ofrohen deri në 8 mijë shërbime të ndryshme shëndetësore.

    Ndërsa, derisa ka pasur ankesa se kujdesi parësor po referon për trajtim shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shumë raste, prej të cilave edhe jo urgjente, Gashi nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

    Ai ka thënë se vetëm një numër i vogël i rasteve referohen për në QKUK.

    “Kujdesi parësor shëndetësorë referon raste në kuadër të rregullave të cilat ekzistojnë në konceptin e mjekësisë familjare që janë deri në 20 për qind të rasteve të cilat vizitohen nga kujdesi parësorë, është e drejtë ligjore dhe profesionale që të referohen. Mirëpo kjo nuk është as për së afërmi. Rastet të cilat referohen janë shumë më të ulëta se sa që lejohen”, ka thënë ai.

    Pandemia i prishi planet për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës

    Pandemia Covid-19, thuhet se ka prishur planet në ndërtimin e Spitalit të Prishtinës.

    Drejtori Gashi ka thënë për Front Online, se Ministria e Shëndetësisë ka bërë planin e fizibilitetit, dhe së shpejti do të gjendet lokacioni i përshtatshëm për vendosjen e spitalit.

    “Ministria e Shëndetësisë ka marrë përsipër që të bëjë planin e fizibilitetit dhe me aq sa jam i informuar është i përfunduar. E ka bërë një ekip e jashtme, një operator ekonomik ose kompani e jashtë gjermane. Plani është i gatshëm dhe nga ne së shpejti do të kërkohet gjatja e lokacioneve të përshtatshme për vendosjen e spitalit dhe pastaj do të filloj ndërtimi”, ka shtuar ai./Front Online/

    https://www.youtube.com/watch?v=5PwQ3XEB1-k

    Nga Rubrika
    Front TV25 Dhjetor 2024
    Situata e furnizimit me energji elektrike, si dhe ujë mbetet ende shqetësim për qytetarët e Kosovës. Përveç mungesave në furnizim edhe pagesa...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media sot është pyetur nga gazetarët për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media është pyetur nëse ka pasë edhe raste të tjera kur Prokuroria ka shkuar...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurti, pati edhe ankesa për rrymë. Mërgimtari i cili kishte ardhur qe...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se vetingu duhet të bëhet. Sipas saj, kjo temë duhet të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka dalë në terren në Ferizaj, qytet që po përballet me...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Komuna e Jonikut ka instaluar sot kamerat publike në qytet. Këtë e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. Ai...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka kritikuar Qeverinë për subvencionet ndaj pensionistëve dhe fëmijëve, duke e cilësuar si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.