Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, ka shqiptuar 1387 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 12 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Gjatë kësaj periudhe atje janë raportuar 29 aksidente ku në 13 prej tyre janë lënduar 22 persona.
Ndërkaq, sa i përket aksidenteve me dëme material janë regjistruar 16 sosh.