×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbetjet kockore nga varreza masive në Kizhevak dërgohen për analizë në ICMP

    FrontOnline
    15 Mars 2021

    Mbetjet kockore që janë zhvarrosur në varrezën masive Kizhevak të Serbisë gjatë vitit të kaluar, janë dërguar për analizë të AND-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, ICMP. Kështu bëri të ditur koordinatori i Komisionit Qeveritar për persona të zhdukur, Kushtrim Gara.

    Gërmimet në Kizhevak të Serbisë që rezultuan me gjetjen e mbetjeve kockore vitin e kaluar, janë ndërprerë për shkak të kushteve klimatike. Ndërkaq mostrat e këtyre mbetjeve kockore janë dërguar për analizë të AND-ës në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur. Kështu thotë Kushtrim Gara, koordinator i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

    “Janë dërguar për analizë të AND-së në Komisionin Qeveritar për persona të zhdukur. Ne presim shumë shpejt të kthehen rezultatet e AND-së dhe të shohim mundësinë si do të procedojmë më tutje”, ka theksuar Gara.

    Gara sqaroi se gërmimet në Kishevak do të rifillojnë menjëherë sapo të përmirësohen kushtet atmosferike. Ai tha se pret që punimet pritet të vazhdojnë në fund të muajit mars.

    “Vazhdimin e gërmimeve dhe zhvarrimit të mbetjeve mortore që janë në këtë lokacion, dërgimin e tyre për analizë të AND –së dhe riatdhesimin e tyre në Republikën e Kosovës”, ka shtuar ai.

    Sipas Garës, gjatë vitit 2020 në Kosovë janë proceduar nëntë lokacione, ku janë gjetur dhe zhvarrosur 11 mbetje kockore të personave viktima të luftës. Ndërkaq gjatë muajit shkurt të këtij viti ka pasur një gërmim vlerësues brenda varrezave të qytetit të Gjakovës, ku janë gjetur mbetjet mortore të një personi viktimë e luftës.

    “Hapësirat e varrezave të qyteteve janë përdorur nga forcat serbe për të groposur viktima dhe për t’i humbur gjurmët”, ka nënvizuar Gara për Radio Kosovën

    Ai bëri të ditur se edhe dy urdhëresa janë siguruar për disa lokacione të shënjuara në territorin e vendit. Ndryshe kah mesi i këtij muaji do të mbahet një takim i ekspertëve të Mjekësisë Ligjore, ku temë do të jetë lokacioni i varrezës masive në Kizhevak.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gazetarja e njohur kosovare, Albina Haliti, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë kritika të ashpra në drejtim të Komunës së Prishtinës....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot i është bashkuar stafit të ambasadës në ditën e vlerësimit për punonjësit lokalë. Ai tha se ata...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Johnatan Heagraves, iu është bashkuar sot një grupi të policëve të Kosovës, pasi ambasada ka...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar komunat e udhëhequra nga LDK “që refuzuan pa hezitim përmbajtjen e teksteve të Edukatës Seksuale”,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka takuar një delegacion të deputetëve nga Mbritania e Madhe. Në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës ka lansuar të premten masën për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka folur edhe njëherë për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Stano është shprehur se asociacioni është...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës. Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Pas një debati disa-ditor, ministria e drejtuar nga Arbërie Nagavci, ka vendosur t’i largojë nga përdorimi doracakët për edukatën seksuale për t’i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.