Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se qytetarët e Kosovës janë duke e përkrahur programin për një Kosovë më të mirë.
Partia Demokratike e Kosovës është pritur nga një numër i madh i qytetarëve sot në Klinë, për çfarë Shala ka thënë se përkrahja për ta është në rritje.
“Çdo ditë e më shumë, qytetarët e Kosovës po e përkrahin programin tonë për një Kosovë më të mirë. Edhe sot, në Klinë, mbështetja masive nuk mungoi për kandidatin tonë për kryeministër, z. Bedri Hamza, dhe për Partinë Demokratike të Kosovës.
VOTO #PDK131 #FeratShala16”, shkruan ai.