Kandidati për deputet i PDK-së, Elmi Reçica, takoi kusherinjtë me të cilët diskutuan vizionin e kësaj partie për një Kosovë më të mirë.
Ai tha se ata mbështesin kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër.
“Mbrëmë në Sazli, tek kusherinjtë e mi, në shtëpinë e Besnik Reçicës, entuziazëm dhe mbështetje për PDK-në dhe kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër. Diskutuam vizionin e PDK-së për një Kosovë më të mirë, të zhvilluar ekonomikisht, me mirëqenie qytetare dhe me institucione të përgjegjshme. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe respektin!”, shkroi ai. /FrontOnline/