×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbesa e Trump rrëmben vëmendjen në Konventën Republikane, tregon anën tjetër të kandidatit për President

    FrontOnline
    18 Korrik 2024

    Kai Trump, mbesa adoleshente e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, bëri një paraqitje të papritur në Konventën Kombëtare Republikane më 17 korrik, për të shfaqur një anë të gjyshit të saj që njerëzit nuk e shohin shpesh.

    17-vjeçarja u prezantua nga babai i saj, Donald Trump Jr., i cili tha se Kai e telefonoi një ditë dhe shprehu dëshirën për të folur për gjyshin e saj.

    Duke treguar histori që dukej se portretizonin një imazh më të butë për Trump, mbesa e tij më e madhe e përshkroi atë si një gjysh normal.

    “Për mua ai është thjesht një gjysh si gjithë të tjerët. Na jep ëmbëlsira dhe pije të gazuara kur prindërit tanë nuk janë aty. Gjithmonë kërkon të dijë si ia kemi kaluar në shkollë. Kur mora fletë lavdërimi, ai e printoi për t’ia treguar miqve sa krenar ishte për mua”, tha Kai.

    “Ishte dëshpëruese që dikush donte t’ia bënte këtë një personi tjetër. Shumë njerëz ia kanë bërë jetën ferr gjyshit tim, por ai nuk thyhet. U trondita kur dëgjova se ishte qëlluar dhe doja vetëm të dija nëse ishte në rregull. Gjysh, je frymëzim dhe të dua!”, u shpreh mbesa e Trump.

    Trump i cili ishte prezent u krenua me mbesën e tij teksa dëgjonte fjalimin e saj.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Shtator 2024
    Një balenë e dyshuar se ishte trajnuar si spiune ruse është gjetur e vdekur. Kafsha – e cila njihej si Hvaldimir –...
    Bota/Rajoni01 Shtator 2024
    Zgjedhjet në Gjermaninë lindore të Tyringenit dhe Saksonisë sollën rezultate të papritura për shumicën. Partia e ekstremit të djathtë doli bindshëm fituese...
    Bota/Rajoni01 Shtator 2024
    Shqiptarët e Kosovës përfunduan pushimet në bregdetin tonë këtë fundjavë, pasi nesër, atje nis viti i ri shkollor 2024-2025. Shumica e pushuesve...
    Të tjera
    Lajme02 Shtator 2024
    Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë në rrugën “Gazmend...
    Lajme02 Shtator 2024
    Qendra Emergjente është bllokuar mëngjesin e së hënës nga forcat e shumta policore pas plagosjes së mbrëmshme në rrugën “Gazmend Zajmi” në...
    Kronika02 Shtator 2024
    Gjatë muajit gusht janë raportuar 26 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt. Sipas njoftimit të policisë, 22 prej tyre...
    Lajme02 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka uruar fëmijët dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. Nëpërmjet...
    Lajme02 Shtator 2024
    Policia bën me dije se protestat e mbajtura sot në dy lokacione në veri të Mitrovicës, kanë përfunduar të qeta. Sipas njoftimit,...
    Lajme02 Shtator 2024
    Afro 300 qytetarë serbë u tubuan para një objekti që ishte përdorur nga komuna paralele serbe në Mitrovicë të Veriut më 2...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.