Remzie Osmani shpesh nëpër intervista dhe rrjete sociale ka ndarë imazhe dhe ka folur rreth mbesës.
Ajo ka treguar përkushtimin dhe dashurinë që ka për mbesën e saj, shkruan lajmi.net.
Ndërsa sot e vogla Emma ka mbushur dy vite jetë.
Këtë e ka bërë të ditur e ëma e Emës përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ku ajo i ka uruar ditëlindjen.
“Urime ditëlindja e dytë shpirti im i bukur❤️ #birthdaygirl🎀” shkroi Gëzimja.
“Shpirti jem gëzuar ditëlindjen o dashuri, 100 vite të lumtura o dritë e diellit” shkroi ajo
Ndërkohë Remzia këto kohë ishte me pushime në Londër bashkë me bashkëshortin ku ndau dhe fotografi.