×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbërrin në Shëngjin anija “Libra”, në bord ndodhen tetë emigrantë që vijnë nga Italia

    FrontOnline
    08 Nëntor 2024

    Anija italiane “Libra”, e përdorur nga Qeveria e Giorgia Melonit për të transferuar emigrantë në qendrat e diskutueshme të ndalimit në Shqipëri, ndodhet aktualisht në Portin e Shëngjinit, aty ku mbërriti mëngjesin e sotëm.

    Në bord ndodhen 8 emigrantë me origjinë nga Bangladeshi dhe Egjipti. Anija u nis natën e 5 nëntorit me destinacion Shqipërinë.

    Qeveria e udhëhequr nga Meloni po përdor këtë anije për të pritur në det të hapur disa emigrantë, burra të rritur dhe të shëndetshëm që vijnë nga vende të konsideruara të sigurta dhe për t’i dërguar fillimisht në qendrën e Shëngjinit dhe më pas në atë të Gjadrit, sipas marrëveshjes së nënshkruar me Shqipërinë.

    Hera e parë që Meloni e vuri në zbatim këtë strategji ishte më 16 tetor, por dështoi: anija transportoi vetëm 16 emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi, nga të cilët 4 duhej të ktheheshin menjëherë në Itali për shkak se ishin të mitur ose “të cenueshëm”.

    Shumë shpejt pas kësaj, edhe të dymbëdhjetët e mbetur u desh të largoheshin nga Shqipëria dhe të ktheheshin në Itali sepse një Gjykatë në Romë vendosi që as Egjipti dhe as Bangladeshi nuk mund të konsideroheshin “vende të sigurta”, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës së Bashkimit Evropian.

    Kjo shkaktoi një përplasje të fortë mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor, të cilit Qeveria iu përgjigj duke blinduar me ligj listën e “vendeve të sigurta” dhe duke mbajtur në të Egjiptin dhe Bangladeshin.

    Duke qenë se operacioni i parë i ndërmarrë më 16 tetor ngjalli shumë reagime, ky operacion i ri po kryhet me diskrecion maksimal.

    Meloni insiston të vazhdojë me këtë plan, i cili në fillim kishte ngjallur interes të madh te partnerët e saj komunitarë, por që tani po përballet me kërcënime nga vendimet e përsëritura të disa gjykatave italiane.

    Të hënën, Gjykata e Katanias (jug), ashtu si ajo e Romës, anuloi arrestin e një egjiptiani thonë burime duke mbajtur qëndrimin se Egjipti nuk është një vend i sigurt dhe kështu duke kundërshtuar ligjin qeveritar, ndërsa Gjykata e Bolonjës (veri) iu drejtua drejtësisë evropiane për të vlerësuar legjitimitetin e këtij protokolli për emigracionin./Top Channel/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë të tij në Zall-Bastar. Sipas policisë, kanë nisur hetimet rreth shkakut...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Policia e Shtetit në Durrës ka sekuestruar mbi 670 mijë litra naftë që dyshohet se është kontrabanduar nga Tunizia. Në njoftimin e...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Një tërmet me magnitudë 6.6 ka tronditur ishullin Kyushu në Japoninë jugperëndimore, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane. Tërmeti ishte...
    Të tjera
    Sport13 Janar 2025
    Lojtarët e Barcelonës fituan Superkupën e Spanjës mbrëmë, duke mposhtur rivalin historik Real Madridin me rezultat 5-2. Nga finalja e luajtur në...
    Lajme13 Janar 2025
    Të enjten dhe të premten (16 – 17 janar) në Kosovë do të qëndrojë një delegacion prej tre anëtarësh i Asamblesë Parlamentare...
    Vip13 Janar 2025
    Një moment fantastik është krijuar në mes Vullnetit dhe Gresës duke u kujdesur për foshnjën e tyre të improvizuar. Ata u kujdesën...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, gjatë vizitës së tij në Kampusin e Shkollave të Mesme në Viti, ka vlerësuar projektin...
    Lajme13 Janar 2025
    Më 15 janar 2025, në Bruksel, do të zhvillohet takimi i parë inaugurues i Komisionit të Përbashkët për çështjen e të pagjeturve...
    Vip13 Janar 2025
    Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar për bullizimin dhe lojën agresive që banorët e BBVA4 po bëjnë ndaj Gjestit. ”Fu*k bullizem, still standing”,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.