Përveç modeleve të reja M2, M4 CSL dhe M3 Touring, BMW do të festojë 50 vjetorin e departamentit M me një version serial të konceptit 3.0 CSL Hommage nga 2015 (foto). Të paktën kështu shkruajnë disa media, duke thënë se seriali 3.0 CSL Hommage do të mbërrijë para fundit të këtij viti.
BMW 3.0 CSL Hommage do të bazohet në modelin e ardhshëm M4 CSL (të cilin e presim në fund të këtij muaji), që do të thotë se do të fuqizohet nga një motor 3.0-litërsh me gjashtë cilindra me dy turbo. Motori duhet të ketë rreth 600 kuaj fuqi dhe do të shoqërohet me kambio automatike dhe me rrota të pasme.
Sipas disa vlerësimeve, 1550 kg 3.0 CSL Hommage do të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h për rreth tre sekonda e gjysmë, ndërsa shpejtësia maksimale do të kalojë 300 km/h.
BMW do të prodhojë vetëm 50 kopje të 3.0 CSL Hommage, dhe çmimi i tij duhet të variojë ndërmjet 600,000 dhe 700,000 euro.
Duhet përkujtuar se koncepti BMW 3.0 CSL Hommage u prezantua në maj të vitit 2015, si dhe u bë si pjesë e modelit E9 3.0 CSL nga vitet 1970.
Brendësia mjaft minimaliste ka vend për dy pasagjerë, dhe duhet përmendur spoilerin e madh të pasëm, rrotat e aliazhit 21 inç, dritat lazer, si dhe ngjyrën e jashtme të habitshme “Golf Yellow”./FrontOnline/