×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbërrin mbi 160 mijë vaksina kundër gripit sezonal, shpërndahen falas

    FrontOnline
    30 Nëntor 2020

    Tashmë Kosova është furnizuar me 160 mijë e 500 vaksina të gripit sezonal. Kështu ka bërë të ditur gjatë së hënës ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

    E Ministria e Shëndetësisë është në pritje edhe të 50 mijë vaksinave të gripit sezonal.

    Ministri Zemaj ka treguar se nga sot do të nisë edhe shpërndarja falas e vaksinave, ndërsa do të vaksinohen qytetarët e rrezikuar.

    Zemaj: Sot kanë arritur 160 mijë e 500 vaksina të gripit sezonal

    “Sot ka arritur kontingjenti i vaksinave dhe sot do të bëhet shpërndarja e 160 mijë e 500 vaksina falas për qytetarët e Kosovës të blera nga MSH. Jemi në sigurim edhe të 50 mijë të tjerave dhe besoj që edhe këto do të sjellën dhe është dyfishi i vaksinave të siguruara nga viti i kaluar dhe shpresojmë që gjithçka do të shkoj në rregull dhe qytetarët tanë do të vaksinohen, grupet të cilat quhen të rrezikuara dhe janë të nevojshëm të marrin këtë vaksina nga sot besoj që brenda këtyre dite do të ketë një shpërndarje efikase”, tha Zemaj.

    Kurseshefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin derisa ka folur për ardhjen e vaksinave kundër gripit sezonal ka thënë edhe se po punohet për vaksinën kundër COVID-19 e të cilën më pas do ta sjellin tani edhe në Kosovë.

    Shahin: Një ditë si kjo do ta kemi edhe kur të sjellim vaksinën kundër COVID-19

    “Ne do të bashkëpunojmë ngushtë në shpërndarjen e këtyre vaksinave të gripit, është një ditë e rëndësishme për Kosovën, kemi bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës, ne jemi së bashku në këtë, kemi sjellur 60 mijë doza të vaksinave kundër gripit. Jemi duke bashkëpunuar ngushtë që të sjellim sa më shpejtë që është e mundur edhe vaksinën kundër Covid-19. Ne e kemi edhe një grup të vogël punues i cili është duke punuar në vaksinën kundër Covid-19. Ne do të shënojmë ditë të tjera si kjo kur të sjellim kur të sjellim vaksinat e tjera kundër gripit dhe Covid-19”, tha ai.

    Ai ka treguar se edhe nga erdhën këto vaksina.

    Shahin: Vaksinat erdhën nga Koreja e Jugut

    “Sot është ditë e veçantë, sepse UNICEF është blerësi më i madh i vaksinave dhe i shpërndanë ato shpejtë, këto vaksina kanë udhëtuar nga Koreja e Jugut për në Vjenë, dhe nga Vjena, këtu. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë”, tregoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, thotë se takimi i së hënës mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe të Maqedonisë së...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Isen Saliu, për FrontOnline ka folur për takimin mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ish-ministrja e punëve të jashtme në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, duke theksuar...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti kinez Xi Jinping u zotua të bashkëpunojë me administratën e Donald Trump në SHBA, teksa zhvilloi bisedimet e fundit me presidentin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Vip17 Nëntor 2024
    Sara ka dhuruar spektakël sonte, me një performancë të papritur. E gjitha ndodhi gjatë një sfide dhe si dënim nga Xuxi mori...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka reaguar pas përmendjes së tij nga Kryeministri Albin Kurti lidhur me debatet për doracakët për mësimdhënës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.