Derbi i Grupit F në Kampionatin Evropian të futbollit “Eur2020” i ka takuar Francës.
“Gjelat” kanë shënuar fitore minimale 1:0 kundër Gjermanisë në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih, shkruan FrontOnline.
Një nga më të mirët e Francës ishte padyshim Kylian Mbappe, teksa francezi në minutën e 78-të ka bërë një sprint të frikshëm duke parakaluar Mats Hummels, i cili fillimisht ishte shumë metra më para.
Por, përvoja dhe qetësia e mbrojtësit gjerman evitoi golin e dytë të francezëve pasi largoi topin për mrekulli nga këmbët e Mbappes./FrontOnline/
https://streamable.com/jihyb4