Kylian Mbappe e ka pësuar një lëndim jo të lehtë në ndeshjen e sotme ndaj Metzit.
Sulmuesi francez shkaku i këtij lëndimi të pësuar, u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 87-të, shkruan FrontOnline.
Gjegjësisht, Mbappe e pësoi lëndimin në kyçin e këmbës së tij.
Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të yllit francez, por që tashmë ka frikë se ai mund ta humbasë gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Man Cityt të mërkurën.
Ndryshe, PSG-ja e fitoi ndeshjen ndaj Metzit me rezultat 3:1./FrontOnline/