Ka hyrë në një fazë të nxehtë gara presidenciale në SHBA, ku kandidati demokrat Joe Biden, ndodhet në eperësi ndaj presidentit aktual Donald Trump.
Edhe nëse Trump nuk mund të jetë më president i Shtëpisë së Bardhë, ajo që do të mbetet gjatë në memorien e të gjithëve është bashkëshortja e tij, Melania.
Edhe pse është përfolur shpesh për të shkuarën e saj si modele, Melania arriti të mbante me dinjitet postin e Zonjës së Parë e SHBA-së.
Ajo do t’ju mbetet në mend për paraqitjet e saj me stil në krah të të shoqit.