Sot u mabjt një seancë përkujtimi në Kuvendin Komunal të Istogut për anëtarin e PDK-së, Labinot Aliaj i cili ka ndërruar jetë.
Këtë e bëri të ditur Enver Hoxhaj, ushtrues detyre i të parit të PDK-së, i cili thotë se Aliaj vepronte e përfaqësonte më së miri interesat e qytetarëve.
Ky është postimi i tij i plotë:
Bashkë me familjarë, miq e bashkëpunëtorë, u mblodhëm sot në një seancë përkujtimi në Kuvendin Komunal të Istogut, ku anëtari ynë i ndjerë, Labinot Aliaj, vepronte e përfaqësonte më së miri interesat e qytetarëve prej shumë kohësh.Aktivizmi i tij qytetar e politik, puna dhe angazhimi në shërbim të njerëzve, pa dallim, ishin virtyte të Labinotit që e kanë dalluar nga gjithë të tjerët. Ishte kritik ndaj zhvillimeve negative, por edhe mbështetës i punëve të mira.Familja, Istogu dhe PDK-ja, humbën birin, qytetarin shembull e aktivistin besnik. Jeta dhe vepra e tij do të shërbej si udhërrëfim për të gjithë ne në parti, se si duhet me dashtë qytetin, Kosovën dhe mbrohen interesat e qytetarëve! Dhimbjen dhe zbrazëtinë e madhe, do të përpiqemi ta kompensojmë me punë e angazhim për një Kosovë më të mirë, ashtu siç Labinoti e deshti dhe u angazhua!
Lamtumirë miku dhe kolegu ynë i dashur ?