×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbahet seanca për rastin e 400 kg kokainë, palët japin fjalën përfundimtare

    FrontOnline
    03 Mars 2026

    Në gjykimin për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë palët po japin fjalën përfundimtare.

    Në rastin e 400 kilogramëve kokainë të ardhur nga Brazili, po akuzohen pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe katër të tjerë: Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Fillimisht, prokurori special Valdet Gashi njoftoi se fjalën përfundimtare e ka përgatitur me shkrim dhe do ta elaborojë në seanccë.

    Më pas, me fjalën përfundimtare pritet të vazhdojnë edhe mbrojtësit dhe të akuzuarit.

    Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të akuzuar janë pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe gjashtë të tjerë, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.

    Bashkë me pesë të akuzuarit, në këtë rast akuzoheshin edhe Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina, por pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë çështja penale ndaj tyre ishte veçuar.

    Ndryshe, i akuzuari Hyzri Sheqiri pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë, është dënuar me 7 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale. Kurse, i akuzuari Naim Morina pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie, është dënuar me 6 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale.

    Në këtë aktakuzë, Prokuroria ka propozuar të konfiskohen 400 kilogramë kokainë, makina, armë e rreth 26 mijë eurove.

    Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe nisjes së përplasjes mes SHBA-së dhe Iranit, në rrjetet sociale janë shfaqur disa...
    Lajme03 Mars 2026
    Në gjykimin për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë palët po japin fjalën përfundimtare....
    Lajme03 Mars 2026
    Gjendja shumë e debatueshme rreth emrit të presidentit, për Ramiz Lladrovcin është e lehtë, vetëm duhet vullnet politik. Postimi i Lladrovcit në...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, është deklaruar lidhur me çështjen e presidentit, dhe qëndrimin e tij për presidenten Vjosa...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti i Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se subjekti i tij politik ka shumë figura që do t’i...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Është gjetur pas 24 orësh 11-vjeçari që kishte humbur kontaktet me familjarët. Ai u gjet në Portin e Durrësit, ndërsa ende nuk...
    Sport03 Mars 2026
    Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, është renditur si futbollisti më i vlefshëm aktualisht në futbollin evropian. Në këtë listë prej 10 lojtarëve...
    Lajme03 Mars 2026
    Grupi Parlamentar i LDK-së është mbledhur sot në selinë qendrore në Prishtinë. Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë se s’kanë biseduar...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen. Në njoftimin e Kuvendit...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.