Në Gjykatën e Prishtinës është mbajtur procesi gjyqësor në rastin për vrasjen e ish-politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq
Me fillim të seancës kryetari i trupit gjykues Valon Kurtaj, njoftoi të gjithë të pranishmit se deri sa të lexohet aktakuza mediet mund të rrinë në sallë, duke shtuar se pas kësaj, nuk lejohet xhirimi më tutje.
“Mediet mund të marrin pamje deri sa të lexohet akti akuzues, ndërsa për pjesën tjetër gazetarët mund të rrinë në sallë, por me xhiruar nuk munden”, tha gjykatësi Kurtaj.
Ndërsa prokurori Burim Çerkini ka lexuar aktin akuzues për të akuzuarit, duke shtuar se vrasja u krye nga një grup i organizuar.
“Të pandehurit nga viti 2014/18 me datën 16 janar 2018 në qytetin e Mitrovicës duke vepruar si grup i organizuar nën udhëheqjen e Rajdonçiq të gjithë të pandehurit kanë vepruar me dashje dhe në dijeni për të kryer veprën e vrasjes së rëndë dhe kanë kryer veprime inkrimuese dhe sipas veprimeve të tyre ka ardhur deri te vrasje e Oliver Ivanoviq”.
Të akuzuar në këtë rast janë Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Zharko Jovanoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara dhe Dragisha Markoviq.
Ish- politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviq, u vra më 6 janar të viti 2018.