
Shoqata e Sigurimeve e Kosovës, Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës, sot në Universitetin e Shkencave te Aplikuara ne Ferizaj kanë nisur edhe zyrtarisht fushatën 3 javore vetëdijësuese që për qëllim të vetëm ka uljen e aksidenteve me pasoja fatale.
Në takimin i cili është mbajtur sot në këtë Universitet kanë marrë pjesë shumë student, përfaqësues nga policia e Kosovës, por edhe zyrtare të lartë të Institucioneve të vendit.
Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, ka thënë se Shoqata e Sigurimeve e Kosovës gjatë 12 muajve të vitit organizojnë aktivitete të shumta që për qëllim të vetëm e kanë rritjen e sigurisë në komunikacion.
Sipas tij, çdo ditë e më shumë si pasojë e fushatave intensive sensibilizimi është duke u rritur vetëdija e qytetarëve ku dhe kemi më pakë aksidente me pasoja fatale.
Shoqata e Sigurime e Kosovës përfaqëson të gjitha kompanitë e sigurimeve që janë të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës.
