×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mazreku: Me pesë milionë euro mund të sigurohen policët

    FrontOnline
    09 Nëntor 2023

    Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, BKS, Sami Mazreku, tha se me pesë milionë euro mund të sigurohen Policët e Kosovës.

    Mazreku për “Info Plus”në RTK tha se për këtë çështje industria e sigurimeve është e gatshme të diskutojë me institucionet e Kosovës që polica e Kosovës të kenë sigurime shëndetësore.

    Mazreku bëri me dije se ky është viti i 4 që industria e sigurimeve afaron me fitim.

    Sigurimi i veturave në Raportin e Progresit është cilësuar pozitive dhe për këtë Mazreku tha se sfide për Byronë mbetet liberalizimi i Polisave të Sigurimeve.

    “Nëse i referohemi  kërkesave për liberalizim të tregut  është një proces që ka filluar kohë më par dhe se ende është në proces, mirëpo e gjithë kjo varet nga objektivat që i ka Banka Qendrore e Kosovës.  Çështja e automjeteve të pargjestruara është një çështje e ndjeshme dhe pas implementimit të stikersave gjatë regjistrimit të veturave e me këtë janë pastruar veturat vjetra nga Databaza”, tha Mazreku.

    Ai ka thënë se pas pastrimit të këtyre veturave kërkesat për dëmshpërblime janë më të vogla, ku shkaktarë janë veturat e paregjistruara.

    “Për këtë çështje që është përmendur në Raportin e Progresit një meritë të madhe e ka Agjencia e Regjistrimit Civil në krye me drejtorin e saj i cili ka marrë veprime konkrete. Krejt kjo ka ardhur falë një bashkëpunimi ndërinstitucional ose një marrëveshje mes Ministrisë së Infrastrukturës , BQK-së dhe Byroisë së Sigurimeve që tani e tutje ky proces po ec në rrugën e mbarë”, ka thënë Mazreku në RTK.

    Rreth problematikës së Kartonit të Gjelbërt, ai tha se ato që na janë kërkuar nga Brukseli rreth kësaj çështje tashmë janë bërë.

    “Këshilli i Byrosë na ka konfirmuar që i kemi kry shumicën e punëve që duhen bërë porse kjo lidhet edhe me çështje politike e që lidhet konkretisht me anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha Mazreku.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.