×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mazreku: Marrëveshja me Malin e Zi konsiderohet historike

    FrontOnline
    28 Qershor 2021

    Qytetarët e Kosovës nuk do t’i paguajnë 15 eurot e polisës kufitare nga 1 korriku kur të hyjnë në Malin e Zi. Kjo u mundësua falë memorandumit të mirëkuptimit, që u nënshkrua të premten mes byrove të Sigurimit të dy vendeve. Sami Mazreku, drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, ka thënë që kjo konsiderohet si një marrëveshje “e madhe dhe historike”. “Javën e kaluar (24 qershor), kemi nënshkruar një marrëveshje mes nesh si Byro Kosovare, Bankës Qendrore, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kjo marrëveshje, do të hyjë në fuqi me datën 1 korrik dhe të gjitha polisat që do të lëshohen në pikat kufitare në kohëzgjatje njëmujore, do të mbulohen nga qeveria e Kosovës nga Ministria e Financave dhe përfundon 31 dhjetor”. Mazreku në një intervistë në Sytë 7, ka thënë që kjo marrëveshje për shkak të disa çështjeve teknike, do të hyjë në fuqi nga data 1 korrik. “Qytetarët që lëvizin nga Kosova në Malin e Zi, do ta kenë Kartonin e Gjelbër që e marrin për Maqedoni dhe Serbi dhe e njëjta do t’i vlejë edhe për territorin e Malit të Zi, pa pasë nevojë të paguajnë çmim shtesë”. “Ajo që është me rendësi është që me homologun malazez jemi pajtuar që çdo Karton i Gjelbër i Kosovës, që lëshohet deri më datën 30 qershor do të vlejë deri në skadim të afatit. Kjo pasi e dimë që aktualisht që ka qytetarë që udhëtojnë në Mal të Zi dhe nuk i vlen ajo dhe nga data 1 korrik, do t’i vlejë ai karton”. / Front Online /

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Ferat Shala, nga PDK, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e qirave të shtrenjta të institucioneve shtetërore. Ai...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, sot do të shkojë në Krushë, ku do ta vizitojë kooperativën “Krusha”. “Kandidati për Kryeministër...
    Lajme13 Janar 2025
    Rreth dhjetë milionë euro të buxhetit të shtetit të Kosovës janë shpenzuar vetëm për pagesa të qerave për objektet publike gjatë periudhës...
    Lajme13 Janar 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë reshje të herëpashershme të borës teksa temperaturat do të qëndrojnë në...
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Vip12 Janar 2025
    Gjesti po vazhdon të jetë një nga banorët më aktiv brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Atij së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.