×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mazreku: 350 mijë qytetarë do të përfitonin nëse hiqet kushtëzimi për regjistrim të veturave

    FrontOnline
    01 Gusht 2019

    Ka shumë vite që institucionet e Kosovës i kushtëzojnë qytetarët e Kosovës të paguajnë tatimin në pronë dhe disa shërbime të tjera komunale, nëse duan të regjistrojnë vetura. Edhe pse ka mënyrë tjetër sot që mund të arkëtohen mjetet e tatimeve, siç është edhe përmbarimi ende nuk ka pasur ndonjë lëvizje që do të hiqte këtë barrë e cila, po shkakton edhe mosregjistrim të veturave.

    Ky kushtëzim në mënyrë direkte paraqet shkelje të të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Për këtë rast që është edhe Avokati i Popullit, në bazë të nenit 16, paragrafi 1 i Ligjit Nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit, më 24 qershor 2019 ka pranuar ankesë nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, lidhur me Ligjin Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

    “Lidhur me këtë çështje, Avokati i Popullit ka pasur qëndrim edhe më herët, ku më 20 mars 2017, ka publikuar Raport me Rekomandime me të cilin ka rekomanduar Ministrinë e Financave ta ndryshojë Udhëzimin Administrativ nr. 07/2011 për urdhëresat e ndalimit të shërbimeve komunale për detyrimin e pagesës së tatimit në pronë, a) duke e fshirë pikën 1.3 të paragrafit 1 të nenit 2; b) duke e fshirë paragrafin 2 të nenit 2; dhe c) duke e fshirë fjalinë e fundit nga paragrafi 1 i nenit 5, “Komuna nuk duhet ti kryej këto shërbime për derisa nuk është paguar tatimi në pronë””, thuhet në përgjigjen e Institucionit të Avokatit të Popullit. Për këtë kjo ankesë aktualisht, është në fazën e hetimeve, dhe vetëm pas përfundimit të fazës së hetimeve Institucioni i Avokatit të Popullit, do vendos rreth hapave të mëtutjeshëm rreth rastit.​

    Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, tha se sipas legjislacionit në fuqi, respektivisht Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, është përcaktuar mënyrat e mbledhjes së detyrueshme të tatimit në pronë të cilat mund të ushtrohen nga organet kompetente.

    “Me rastin e regjistrimit të mjetit motorik, ndër kërkesat për dokumentacion nga Qendra e Regjistrimit të Automjeteve kërkohet edhe dëshmia mbi pagesën e taksës komunale. Komunat respektive në Republikën e Kosovës, për lëshimin e kësaj dëshmie për pagesën e taksës komunale janë duke kushtëzuar qytetarët për pagesën e tatimit në pronë si dhe lloje të tjera të tatimeve, që në mënyrë direkte paraqet shkelje të të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Padyshim, çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të përmbushë detyrimet përkatëse të tatimit në pronë, mirëpo kjo duhet të bëhet në formën e lejuar sipas ligjit dhe jo një shërbim i caktuar, siç është lëshimi i dëshmisë për taksën komunale të kushtëzohet me përmbushje të një detyrimi tërësisht tjetër”, tha ai. Sipas tij të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, si personat fizik ashtu edhe ata juridik janë të kushtëzuar në pagesën e tatimit në pronë, për të siguruar një dokument të domosdoshëm për regjistrimin e mjetit motorik, siç është dëshmia e pagesës së taksës komunale.

    “Duke marrë në vlerësim numrin e tërësishëm të mjeteve motorike të siguruara, mund të konstatojmë se rreth 350 mijë qytetarë janë të kushtëzuar në procesin e regjistrimit të mjetit të tyre motorik, duke u detyruar të përmbushin detyrime të caktuara të cilat nuk i shërbejnë qëllimit të regjistrimit të këtyre mjeteve”, tha ai.

    Lidhur me këto shkelje, Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, bëri me dije se me datë 24.06.2019 kanë paraqitur ankesë (Ankesa nr. 534/2019) në institucionin e Avokatit të Popullit lidhur me shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut apo keqpërdorim nga autoritetet publike dhe lidhur me këtë, Avokati i Popullit me datë 11.07.2019 ka lëshuar “Njoftimin për Pranueshmëri” të kësaj ankese për të cilën, në ushtrim të kompetenca dhe autoritetit ligjor do të hetojë shkeljet eventuale të pohuara.

    “Ky veprim i institucionit në fjalë është shumë i mirëpritur nga ana jonë, për të cilin ne mbetemi me shpresë që pas përfundimit të hetimeve përkatëse, Avokati i Popullit të nxjerrë një rekomandim përmes të cilit do të kërkojë nga institucionet kompetente marrjen e masave të caktuara në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe heqje përfundimtare të kushtëzimeve të caktuara në detyrim të pagesës së tatimeve të ndryshme me rastin e nxjerrjes së dëshmisë së pagesës së taksës komunale, për qëllimet e regjistrimit të mjeteve motorike”, tha ai.

    Ndërsa Arben Gashi kryetar i Odës së Përmbaruesve Privatë të Kosovës, vlerësoi se forma e tillë e mbjelljes së tatimeve e dëmton atë që quhet ‘SIGURI JURIDIKE’.

    “Pra, duke pasur shumë organe që kanë kompetencë për mbledhje të detyrueshme të tatimeve e detyrimeve tjera e zvogëlon sigurinë juridike, mund të ndikojë në interpretime të ndryshme të kompetencave, ose në raste të caktuara edhe mund të krijojë pasiguri juridike”, tha ai.

    Sipas tij në shumë shtete të Evropës (psh. Holanda, disa shtete baltike, etj.), kompetenca e mbledhjes së detyrimeve në përgjithësi u është lënë përmbaruesve.

    “Meqë vetëm këta persona kanë kompetencë të mirëfilltë profesionale dhe autorizime ligjore për ta zhvilluar procedurën gjyqësore të përmbarimit (pra mbledhjes së detyrueshme të detyrimeve”, tha ai. Gashi deklaroi se Oda deri më tani nuk ka bërë ankesë lidhur me këto kompetenca, për shkak se kjo është çështje më e madhe sesa duket.

    “Kjo për faktin se, nëse shteti ynë vendosë që kompetenca e mbledhjes së detyrueshme të tatimeve ose detyrimeve tjera duhet të bëhet nga vetëm një organ publik – pra përmbaruesi, atëherë duhet të futen në procedurë ndryshimi shumë ligje dhe duhet të bëhen disa ndryshime të tjera si pasojë e atyre ndryshimeve ligjore. Pra, kjo është çështje që duhet diskutuar nga shumë institucione dhe duhet marrë vendime nga institucionet përkatëse. Sidoqoftë situata, nëse është e nevojshme ose nëse kërkohet, Oda është e gatshme që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet dhe subjektet tjera lidhur me këtë çështje”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin e Libanit, Beirut, ka njoftuar se “do të jetë e mbyllur deri në...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.