Aktori i njohur i Hollivudit, Matthew Perry prishi papritur fejesën e tij me Molly Hurwitz. Ylli i serisë “Friends”, për revistën ‘People’ ka zbuluar se si marrëdhënia e tij ka ardhur fatkeqësisht në një fund. “Ndonjëherë gjërat thjesht nuk funksionojnë dhe kjo është një nga ato”, tha Perry. “I uroj Molly të gjitha të mirat”, shtoi ai.
Aktori 51-vjeçar dhe producentja 22-vjeçare u fejuan në nëntor të vitit 2020 dhe Perry atëherë e quajti atë gruan më të mirë në planet. Që atëherë, sipas raporteve të tabloidit, ata janë prishur disa herë dhe janë pajtuar. Çifti njoftoi ndarjen përfundimtare pasi Perry mori kritika të shumta në lidhje me pamjen dhe shëndetin e tij pasi u shfaq në një episod të rikthimit të ‘Friends’. Adhurues të shumtë mbetën të shqetësuar për shëndetin e tij, por producenti i “Friends” i siguroi ata duke njoftuar se gjithçka ishte në rregull me aktorin./FrontOnline/