Aktori Matthew Perry, i njohur më së shumti për rolin e tij si Chandler në serialin Friends, është xhiruar këto ditë në Beverly Hills.
Ai ishte në shoqërinë e një bruneje nga e cila, gjykuar nga fotot, së fundmi nuk është ndarë më. Ata u filmuan së bashku për herë të parë muajin e kaluar.
Matthew doli në qytet me një bluzë të gjerë dhe pantallona. Shumë fansa të tij në rrjetet sociale shkruajnë se nuk e kanë njohur në fillim. Ndërsa disa komentojnë sesi aktori duket shumë i relaksuar, të tjerë kanë komentuar se ai duket i shpurëlluar dhe i lënë pas dore.
Kujtojmë, vitin e kaluar aktori shqetësoi fansat e tij pasi u shfaq në specialen Friends: Gathering. Ai foli mjaft në mënyrë të paqartë./FrontOnline/