×
  • Vip
  • Vip

    Matthew McConaughey thyen sondazhet, Teksasi e do më shumë sesa guvernatorin Greg Abbott

    FrontOnline
    20 Prill 2021

    Sipas sondazheve të kryera nga ‘Dallas Morning News’ dhe Universiteti i Teksasit, 45 për qind e votuesve do të votonin për aktorin e famshëm të Hollivudit, Matthew McConaughey dhe vetëm 33 për Guvernatorin e tanishëm Greg Abbot.

    1,126 votues morën pjesë në sondazh dhe McConaughey mori deri në 66 për qind të votave të demokratëve dhe 30 për qind të votave të republikanëve. Abat është ende popullor me shumicën e votuesve republikanë, 56 për qind e të cilëve do të votojnë akoma për guvernatorin aktual. McConaughey pëlqehet gjithashtu nga ata që nuk i përkasin asnjë partie, 44 për qind do të votonin për një aktor hollivudian, ndërsa Abbot-in do të dëshironin të shihnin vetëm 28 për qind të tyre në mandatin tjetër në karrigen e guvernatorit.

    Kujtojmë, Matthew McConaughey ishte i ftuar në shfaqjen televizive ‘The Tonight Show’ të drejtuar nga Jimmy Fallon i cili e pyeti me atë rast për planet e tij për të hyrë në politikë, pasi aktori kohë më parë kishte deklaruar se po e shqyrton mundësinë për të kandiduar pë guvernator të Teksasit. “Unë do t’ju tregoj atë që kam thënë tashmë, dhe ajo që kam thënë është e vërtetë. Nuk është një dredhi. Kur them se është diçka për të cilën po mendoj, atëherë është e vërtetë”, tha McConaughey, i cili së pari foli për ambiciet e tij politike në nëntor të vitit të kaluar kur ishte mysafir në shfaqjen televizive ‘The Hugh Hewitt Show’.

    Ai më pas i tha nikoqirit se hyrja në politikë nuk varej nga ai. “Kjo varet më shumë nga njerëzit sesa nga unë”, tha McConaughey, duke shtuar: “Shikoni, për mua, politika është diçka e korruptuar. Kur politika të ripërcaktojë qëllimin e saj, atëherë do të jem shumë i interesuar për të”./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Vip25 Korrik 2025
    Kiara Tito ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj personale në një intervistë. Ajo ka folur për stilin e veshjes, teksa...
    Vip25 Korrik 2025
    Në prag të edicionit të sivjetshëm të Sunny Hill Festival, një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në Kosovë, Dukagjin Lipa ka...
    Vip25 Korrik 2025
    Aktorja e dashur nga publiku, Olta Gixhari, ka tërhequr sërish vëmendje në rrjetet sociale me paraqitjen e saj më të fundit. Në...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Sot ka dështuar për herë të 52-të të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Ndryshe nga herët e tjera, prezentë në sallë ishin edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Fluks i madh në pikat kufitare të Kosovës, pritje të gjata për hyrje në vend Me afrimin e muajit gusht dhe sezonit...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës “nuk po hanë për ditë të tëra”, tha agjencia për ndihmë ushqimore e Kombeve...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për mbylljen e përkohshme të pishinës së Gërmisë, duke e quajtur atë...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se Gjykata e Lartë e Beogradit – Departamenti për...
    Lajme25 Korrik 2025
    Mendimi për motin – 25.07.2025 Kulminacioni i kësaj vale të nxehtit që përfshiu vendin gjatë kësaj jave po parashihet të jetë ditën...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.