×
  • Lajme
  • Lajme

    Matoshi për aktet terroriste të vrasjeve në Francë: Primitivët janë ngritur kundër përparimit

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Publicisti i njohur Halil Matoshi i cili aktualisht mban postimin e Zëvendësministrit për Kulturë rinië dhe Sport ka reaguar edhe akteve të sotme terroriste në Francë ku një fundamentalist islamik vrau tre persona. Matoshi ka thënë se nga tragjedia e Nicës është i mërzitur populli i Kosovës që para dy dekadash kërkoi shpëtim tek Perëndimi.

    Matoshi ka shkruar se “kushdo (edhe në truallin e Kosovës) që e përjeton islamin si fe të paqes, duhet të ngritet kundër këtij manifestimi egërshan të fesë për qëllime fashiste”.

    Postimi i plotë i Matoshit

    Viva La France!

    ?? ??

    1.

    Aktet deshpëruese të terrorit të ndërlidhuna me islamin politik dëshmojnë superioritetin e Perëndimit në të gjitha aspektet e jetës njerëzore!

    2.

    Nga tragjedia e Nicës nuk është e mërzitun vetëm Franca porse ndihet shpirtërisht i lënduar tërë populli i Kosovës, i cili, më 1999 kërkoi shpëtim nga dhe në Perëndim (dhe Francë) dhe jo në dhe nga Lindja!

    3.

    Terrorizmi i primë nga islami politik si tendencë kundër qytetërimit Perëndimor, ndonëse i merr në qafë aktualisht qytetarët e rëndomtë, në thelb është rebelim i njerëzve primitivë kundër modernizimit e përparimit të shoqērisë njerëzore, sëkëndejmi, ideologjia që e ushqen terrorizmin është humbëse supreme dhe e padiskutueshme.

    4.

    Perëndimi do të dalë kurdoherë fitues mbi egërsinë dhe prapambetjën, sepse fitoren ia garanton para së gjithash humanizmi siperan dhe fuqia morale e kulturore!

    5.

    Kushdo (edhe në truallin e Kosovës) që e përjeton islamin si fe të paqes, duhet të ngritet kundër këtij manifestimi egërshan të fesë për qëllime fashiste.

    Zoti nuk është aleat i kriminelëve me thika në duar!

    Zoti i jep fuqinë anës së drejtë në histori!

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Nerodimes, Shukri Buja, ditë më parë ka marrë konfirmimin se Prokuroria ka mbyllur të gjitha...
    Lajme16 Nëntor 2024
    “Turneun e Ndryshimit” Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka mbajtur sot në Istog. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Istogu është...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut Veton Elshani, pas arrestimit të Marko Dantiqit, për sulmin e ndodhur ndaj KFOR-it në 2023-tën...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një polic është suspenduar nga puna, ndërsa Inspektorati Policor thotë se kjo u bë pasi ai është përfshirë në një përleshje, duke...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Duhël-Prishtinë, gjatë pasdites së sotme. Rastin për Front Online e konfirmoi...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është për keqardhje që Qeveria Kurti për katër vite vetëm kanë vajtuar....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pushteti ka shkruar për ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U19 ka shënuar një fitore të madhe në shtëpinë e “Fadil Vokrrit” ndaj Spanjës U19....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.