×
  • Lajme
  • Lajme

    Matoshi: Njohja nga Sudani dëshmon fuqinë e Osmanit kur çlirohet nga fantazma e Kurtit

    FrontOnline
    12 Prill 2025

    Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen e Kosovës nga Sudani, duke vlerësuar se kjo njohje e dëshmon fuqinë e presidentes Vjosa Osmani, kur kjo e fundit del ‘‘n’dritë, tue u çliru nga eklipsi albinist’’.

    Matoshi në postimin e tij, ka thënë edhe se kur presidentja Osmani çlirohet nga ‘‘fantazma’’ e kryeministri në detyrë Albin Kurti, ajo arrin rezultate kulmore diplomatike.

    Tutje, Matoshi ka lavdëruar Osmanin për këtë njohje dhe e ka inkurajuar atë që të rrijë në ‘‘anën e shtetit’’.,

    Postimi:

    Njohja e Kosovës 🇽🇰 nga Sudani 🇸🇩 dëshmon fuqinë e Presidentes, kur ajo del n’dritë, tue u çliru nga eklipsi albinist!

    1.

    Presidentja Vjosa Osmani ashiqare funksionon në rolin e saj kushtetues kur mbrrinë me u çliru nga diktati i Albin Kurtit!?

    Kur Zoja Presidente çlirohet nga Kurti, nga fantazma e tina dhe fantazitë egocentrike, antikapitaliste e antiamerikane dhe nga ideologjizmat nacionalromantike e manekenizmi e demagogjia populiste e tij, që vendin e ka pllakosë në izolim diplomatik e lëvizje mbijetese ekonomike, Presidentja ja del me mbrri rezultate kulmore diplomatike për atdheun e kosovarëve, në nji botë në lëvizje permanente e të ndrrueshme!

    2.

    Njohja e para do kohëve e Kenias 🇰🇪 si fryt i drejtpërdrejtë i nji zotnie shumë t’bullizuem (Behgjet Pacolli) nga partitocracy-a e Kurtit (dhe disa zyrtarëve e militantave t’pa ftyrë të VVsë), tue qenë e përfshime edhe Presidentja Osmani, sikur e theu barrierën e krijueme nga  “veprimet e njianshme” dhe poitikat dogmatike e t’pakrye të Kryeminisrit Kurti dhe njohja sot nga Sudani 🇸🇩 (gjatë Forumit Diplomatik të Antalya-s), vjen si rezultat i empatisë dhe rikthimit shumë të zorshëm të aleatëve, ShBA 🇺🇸 dhe Turkye-s 🇹🇷 në krahë të Kosovës🇽🇰.

    3.

    Nji lavdatë për Presidenten Vjosa Osmani dhe nji inkurajim: Rri në anën e shtetit të Kosovës, sa ma larg apetiteve predatore të Kurtit, për pushtet personal!

    Po vjen nji epokë ma e zdritun për atdheun tonë – shtetin e përjetshëm kosovar

    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, është shprehur për “Front Online” pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar...
    Lajme18 Prill 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim, me të cilin ka refuzuar propozimin që gjykimi për 42 të akuzuarit tjerë (41 persona...
    Lajme18 Prill 2025
    Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ do të mbajnë konferencë për media gjatë ditës së sotme. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet duke...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2025
    Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ do të mbajnë konferencë për media gjatë ditës së sotme. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet duke...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Më shumë se një milion fëmijë po përballen me pasiguri ushqimore në Haiti, paralajmëroi UNICEF. Gjithashtu raportohet se dhuna e bandave, zhvendosja...
    Lajme18 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka reaguar për “Front Online” pas dështimit të dytë për mbajtjen e seancës konstituive...
    Kronika18 Prill 2025
    Viktimë e aksidentit të mbrëmshëm në fshatin Tërstenik të Drenasit, është një i ri nga Kosova që jetonte në Austri. I riu...
    Lajme18 Prill 2025
    Dje ka dështuar për herë të dytë konstituimi i përbërjes së legjislaturës së re të Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 9...
    Sport18 Prill 2025
    Një ndeshje epike u zhvillua në “Old Trafford”, ku Manchester United siguroi një kualifikim dramatik në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, duke...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.