Analisti politik Halil Matoshi ka kritikuar ashpër veprimet e udhëheqësve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), duke e quajtur deklaratën e Blerim Sallahun, përfaqësues i partisë, se VV do të ankimojë vendimin e Gjykatës Supreme në Kushtetuese, si një formë shantazhi ndaj Kosovës.
‘’Ajo që e tha një aparatçik i Kurtit, Blerim Sallahu se VV do të ankimojë në Kushtetuese vendimin e Supremes, del qartë shantazhi qe i bën Kosovës’’ thotë ai.
Matoshi theksoi se me këtë lëvizje, Albin Kurti po përpiqet të shtyjë me kalkulime politike formimin e Qeverisë.
‘’Albin Kurti duke shty me kalkulim krijimin e Qeverisë’’ deklaroi ai.
Ai shtoi se kjo situatë do të vazhdojë për aq kohë sa qytetarët e Kosovës do të mbështesin një lider si Kurti.
‘’Kjo do të zgjasë sa zgjatë amnezia e gjysmës së kosovarëve që i japin fuqi këtij njeriu me u tallë me Kosovën!?’’ u shpreh ai./FrontOnline/