Deputetja dhe aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, e ftuar në “Goca dhe Gra” ka rrëfyer shumë detaje nga jeta e saj profesionale dhe personale.
Matoshi u pyet edhe pwr lidhjen e saj me ish-futbollistin, Keith Groeneveld.
Deputetja tregoi rreth paragjykimeve mbi këtë lidhje, pasi mentaliteti te populli shqiptar është ende i vështirë.
Ndër të tjerash, aktorja rrëfeu edhe njohjen me afrikano-belgun.
“Kur jemi njoftuar, gjithçka ka shkruar gradualisht si shokë, kemi folur, kemi biseduar edhe unë nuk e kam ditur çfarë moshe ka Keith edhe ai nuk e ka ditur çfarë moshe kam unë, por e ai e ka ditur vetëm një gjë, që unë e kam një gocë që është gati në moshën e tij, por unë nuk e kam ditur për Keithin kush është, sa vjeçar është”, ka thënë fillimisht aktorja.
Adriana shtoi tutje se kur u njoh me Groeneveld, gjëja e parë që i shkoi në mendje është se si edhe vajza e saj nuk ka fatin që të ketë një partner si ai.
“Edhe gradualisht ka filluar të më pëlqejë, unë i kam pëlqyer Keithit, pastaj e kam marr vesh moshën e tij dhe gjëja e parë që më ka shkuar në mendje është: O Zot i madh pse vajza ime nuk e ka këtë fat, për të pasur një njeri të tillë në krah. Sepse goca ime e ka moshën tani ta ketë dikë. Mënyra edhe trajtimi edhe biseda që unë i kam bërë me Keithin, më ka bërë përshtypje se se si një 22-vjeçar është kaq i informuar për jetën, është kaq i pjekur edhe është kaq i hapur në mendime dhe tema të ndryshme”, ka deklaruar Matoshi.
Moderatoret e emisionit e inkurajuan deputeten kosovare duke i thënë se edhe vajza e saj do të ketë fatin që së shpejti të gjejë personin e duhur.