Halil Matoshi –ish i burgosur politik, e tash zv.minister i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka folur për arrestimet e fundit nga Gjykata Speciale.
Matoshi, në Kanal10 ka deklaruar se beteja që po bëhet në emër të drejtësisë po bëhet që të delegjitimohet marsi i vitit 1999.
“Lufta, beteja që po bëhet ne emër të drejtësisë po bëhet që me e delegjitimu marsin e vitit 1999 nga ana e Serbisë dhe aleatëve të saj. Ndërmarrje kriminale ka qenë establishmenti i Serbisë. Lufta jonë është e drejtë sepse ka qenë luftë për dinjitet njerëzor”, ka thënë ai, shkruan FrontOnline.
Sipas tij kjo është padrejtësi historike që e dëmton imazhin e një populli që plot një shekull ka vuajtë nën tortur./FrontOnline/