Ditën e sotme (e enjte) është ndarë nga jeta në moshë të re aktori nga Shkupi, Hajrullah Ramizi.
Ai vdiq në moshën 37-vjeçare, gjersa deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes.
Reagimet për aktorin shqiptar kanë qenë të shumta dhe një të tillë së fundmi e ka bërë edhe Adriana Matoshi, e cila duket se ruante raporte të mira me të ndjerin.
Ajo thekson se Ramizi ishte me të gjitha të mirat dhe se skena do ta ndjejë mungesën e tij.
“Një ditë të gjithë do të largohemi nga kjo botë. Por kur largohesh me vepra të mira edhe dhimbja për të gjallët është ma e lehtë! Hajro ishte i mirë me të gjitha të mirat”.
“Gjithmonë do ta kujtojmë të hareshëm të dashur e shumë të sjellshëm. Skena do ta ndjejë mungesën e tij, edhe kolegët edhe shokët edhe shoqet e më së shumti familja! Ngushëllime të gjithëve për këtë humbje të papritur e shumë të rëndë”, ka thënë më tej Matoshi.