Janë diku mbi 100 mijë vota me postë në shtetin e Pensilvanisë të panumëruara, të cilat mund t’ia sigurojnë fitorën e postit të presidentit kandidatit demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e 59’ta presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Steve Kornacki, gazetar i mediumit amerikan ‘MSNBC’, ka sqaruar dy skenarë polarizues në rastin e votave të shtetit të Pensilvanisë, në të cilën janë numruar 98% të votave deri më tani.
Sipas tij, janë ende mbi 100 mijë vota me postë të qytetarëve të Pensilvanisë, të cilat kanë mbetur pa u numëruar. Sipas tij, shumica prej tyre do inkasohen në adresën e demokratëve, të cilëve do ua siguronte ulësen në Zyrën Ovale.
Kornacki says calling PA is premature:
1) He says there are 100K outstanding mail-in ballots in PA which could be challenged.
2) He says there are 100K provisional ballots that appear to skew Trump.
— The Election Wizard?♂️ (@Wizard_Predicts) November 6, 2020
Megjithatë, Kornacki thotë se Trump mund të rikthehet e ta fitojë garën për Pensilvaninë, në rast se votat e përkohshme, që janë gjithashtu 100 mijë sosh, do ta mbanin shenjën e tik’ut tek republikanët. Sipas tij, votat e përkohshme vijnë nga tabori republikan, të cilat kanë gjasë ta ngushtojnë epërsinë e krijuar nga Biden.
Në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, një fletë votimi e përkohshme përdoret për të regjistruar një votë kur ka dyshime në lidhje me të drejtën e votuesit të caktuar, që duhet të votojë përpara se të mund të numërohet vota.
Deri më tani, Joe Biden ka arritur të sigurojë 49.5% të votave ose 3,315,365 sosh, teksa Trump 49.3% të tyre ose 3,300,979 vota. Fituesi i garës do t’i siguronte 20 vota elektorale.
Kandidati demokrat Biden, në rast se do arrinte ta fitonte shtetin e Pensilvanisë, do ta siguronte ulësen e presidentit. Biden momentalisht ka 253 vota elektorale.
Një kandidati presidencial në SHBA i nevojiten 270 vota elektorale për t’u shpallur president.