×
  • Lajme
  • Lajme

    Matematika e gabuar/ Deputeti i VV-së insiston se i kanë 63 vota në Kuvend, opozita thotë se Kurti nuk i ka numrat

    FrontOnline
    18 Prill 2025

    Për herë të dytë ka dështuar votimi i raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve në Kuvendin e Kosovës, duke thelluar krizën institucionale dhe duke nxitur reagime të ashpra nga partitë politike nga kampi opozitar.

    Përfaqësues të opozitës dhe pozitës kanë fajësuar njëri-tjetrin për bllokimin e procesit, ndërsa situata vazhdon të mbetet e tensionuar në pritje të seancës së radhës të paralajmëruar për ditën e shtunë.

     

    LVV: I kemi 63 vota, por opozita ka marrëveshje me Listën Serbe për të krijuar vakum institucional

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, është shprehur për “Front Online” pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar si shqetësuese kërkesën e opozitës për, siç e quajti ai, “boshatisje institucionale”.

    Thaçi ka theksuar se në kohën kur “terroristët e Banjskës janë duke u stërvitur në Kopaonik” të Serbisë, çdo përpjekje për krijimin e një vakumi institucional është e rrezikshme.

    “Është shumë shqetësuese kërkesa për boshatisjen e institucioneve në kohën që ndodhemi tani. Duke e ditur që terroristët e Bansjkës janë duke u stërvitur në Kopaonik dhe në çdo moment mundet me pas ndonjë sulm eventual siç ka ndodhë me rastin Banjska dhe kjo kërkesa e opozitës për vakum institucional është shqetësuese”, thotë Thaçi.

    Thaçi gjithashtu shprehu dyshime për një marrëveshje të mundshme mes opozitës dhe Listës Serbe për të nxitur një boshllëk institucional.

    “VV e ka thënë qartë se për asnjë moment Kosova nuk do të jetë pa kryeministër, pavarësisht kush do të jetë kryeministër e që unë besoj se do të jetë prapë Albin Kurti. A i kemi ne 61 apo 63 deputetë sigurisht që ish pa, por opozita po do vakum institucional. Dyshoj se opozita ka marrëveshje me Listën Serbe për vakum institucional”, tha ai.

    Tutje, Thaçi deklaron se opozita po luan një “lojë të pa menduar mirë”.

    “Këta nuk po e votojnë vetveten si deputetë, kjo është lojë që ata nuk e kanë menduar mirë sepse vakumi institucional, apo boshatisja nuk i konvenon askujt më shumë se terroristeve të Kopaunikut”.

     

    “Po blejnë kohë dhe po mashtrojnë opinionin” – PDK kritikon Vetëvendosjen për bllokadën në Kuvend

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka reaguar për “Front Online” pas dështimit të dytë për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

    Ai ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për situatën e krijuar, duke theksuar se VV, nuk po arrin të sigurojë numrat e nevojshëm dhe po blejnë kohë.

    “VV edhe herën e kaluar edhe të enjten e ka fajin. Ata nuk kanë arritur me i pas numrat e mjaftueshëm në mungesë të asaj po gjejnë mënyra për të blerë kohë të tjerat janë manipulime që ja bëjnë opinionit”, deklaroi ai.

    Demaku shtoi se është shkelur rregullorja e Kuvendit dhe paralajmëroi se deri të shtunën PDK do të shqyrtojë hapat e radhës.

    “Me vendimin e sotëm e kanë shkel rregulloren e për të shtunën do ta shohim se çfarë hapash do të marrim me partinë se kjo formë nuk duhet të vazhdojë më se VV kanë tregu paaftësi për të mbledh numrat e nevojshëm”, shprehet Maloku.

     

    LDK kritikon qasjen e Vetëvendosjes: Viktimizim dhe frikë nga dështimi

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, ëshë deklaruar për “Front Online” pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke kritikuar mënyrën e menaxhimit nga kryesuesi.

    “Siç e parasheh rregullorja, kryesuesi i kuvendit nuk ka të drejtë me thirr konsultime me përfaqësues të partive politike, detyra e tij ishte vetëm ta hidhte në votim”, tha ai.

    Sipas Hysenit, qasja e tanishme është tregues i frikës së pushtetit që nuk ka siguruar numrat e nevojshëm.

    Hyseni theksoi gjithashtu se LDK nuk do ta votojë raportin nëse nuk ka dorëheqje.

    “Frika e pushtetit që nuk i kanë numrat po gjejnë arsye të tjera dhe viktimizimin me deklarata që shprehin dëshpërimin e tyre të paarsyeshme se opozita nuk e ka dështuar këtë seancë nëse nuk japin dorëheqje ne nuk votojmë për raportin”, deklaroi Hyseni.

     

    AAK: Seanca dështoi, të shtunën vendosim për vazhdimin

     

    Bekë Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në një prononcim për “Front Online” ka folur pas dështimit të seancës së dytë për votimin e raportit të komisionit për verifikimin e mandateve.

    Berisha ka deklaruar se të shtunën pason seanca tjetër, duke thënë se ose përfundon ose thirret seancë tjetër.

    “Dështoi seanca pas 48 orëve e kemi tjetrën. Po seanca tjetër ose vazhdohet ose kryhet”, u shpreh shkurt Berisha për “Front Online”.

     

    Nga Rubrika
    Lajme12 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas ftesës së presidentes Vjosa Osmani. Abdixhiku përmes një postimi në 'Facebook',...
    Lajme12 Maj 2025
    E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it u takuan...
    Lajme12 Maj 2025
    Instituti Demokratik i Kosovës, e ka mirëpritur ftesën e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, për takime konsultative me partitë politike më 15...
    Të tjera
    Lajme12 Maj 2025
    Një ditë para tentativës së 15-të për konstituimin e Kuvendit në emisionin “Frontal” me Arsim Lanin, e ftuar ishte deputetja e AAK-së,...
    Lajme12 Maj 2025
    Nën organizimin e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, sot u mbajt...
    Sport12 Maj 2025
    KFF Mitrovica ka fituar titullin e kampionit në Superligën e femrave për edicionin 2024/25. Kjo pasi vajzat mitrovicase kanë fituar të hënën në...
    Bota/Rajoni12 Maj 2025
    Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump e ka përshkruar marrëdhënien midis SHBA-së dhe Kinës si “shumë të mirë”. Ai thotë se SHBA nuk...
    Lajme12 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Ai është shprehur se ata janë këtu...
    Lajme12 Maj 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës të hënën dorëzoi në ZRrE kërkesë për anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë. Menjëher pas...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.