×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Maslichenko: Kosova ka potencial për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor, është impresionuese sesi bizneset private operojnë këtu

    FrontOnline
    22 Shtator 2024

    Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sergey Maslichenko, ka deklaruar se Kosova ka potencial të madh për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor.

    Maslichenko ka thënë se rreth 70 deri në 80 për qind të projekteve që kjo organizatë mbështet në Kosovë, i takojnë sektorit privat në Kosovë.

    “Mendoj se kemi bashkëpunim të mirë me Qeverinë dhe veçanërisht me sektorin privat. Kam takuar disa ndërmarrës dhe kam vizituar disa kompani dhe, mendoj se është impresionuese sesi bizneset private operojnë këtu dhe shumica e projekteve 70 deri në 80 për qind i takon sektorit privat në Kosovë. Me Qeverinë kemi një apo dy projekte brenda secilit vit, mirëpo mund të kemi edhe më shumë. Mendoj se Kosovës i nevojiten më shumë projekte, veçanërisht në infrastrukturë. BERZh është e lumtur që të ofrojnë më shumë të të holla dhe asistencë teknike për të përgatitur dhe implementuar këto projekte”, ka thënë Maslichenko.

    Drejtori i BERZH-it shtoi se kanë mbështetur projekte në sektorin energjetik në Telekomin e Kosovës, si dhe ndërmarrje të tjera publike

    “Në shkurt të këtij viti ne kemi nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit bashkë me kryeministrin në Londër, në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor dhe ne kemi vlerësuar investimet në katër vitet e ardhshme me rreth katër milion kryesisht në infrastrukturë, që është në energji, transport. Pra, aktualisht jemi duke zhvilluar disa projekte por duhet të presim për planin e trajtimit dhe efiçiencën energjetike të ndërtesave publike me Fondin Energjetik të Efiçiencës të Kosovës, mirëpo plani është të bëjmë më shumë projekte dhe mund të bëjmë më shumë. Këtu ka autostrada, hekurudha, kemi projekte në sektorin energjetik me KEK-un dhe Telekomin e Kosovës dhe shumë ndërmarrje publike dhe me EBRD mund të bëjmë më shumë dhe  përpiqemi të gjejmë mënyrën për ta lartësuar bashkëpunimin me Qeverinë”, ka potencuar drejtori.

    Maslichenko ka njoftuar se janë duke i implementuar disa projekte, por, sipas tij, ka vonesa në tenderim.

    “Kemi disa projekte dhe implementimin e tyre, një është projekti për rrugët rajonale siç është rruga për në Gjilan dhe në Ferizaj i cili veçse është duke pasur progres të ngadaltë mirëpo kemi disa vonesa në tender por është ritenderuar kohët e fundit dhe shpresojmë të shohim rrugët e liruara për qarkullim, së paku për Ferizajn deri në vitin e ardhshëm. Sa i përket hekurudhave, kemi implementuar disa projekte me Infrakos-in për disa vite. Është implementuar rreth 50 për qind, por mendoj se Qeveria dhe ndërmarrjet publike duhet të prioritizojnë këtë projekt për të demonstruar progres dhe në mënyrë që të ndërtohen më shumë hekurudha, po flasim për hekurudha që lidhin veriun me jugun, por gjithashtu mund ta ndihmojmë Qeverinë të ndërtoj hekurudha nga lindja në perëndim”, ka thënë Maslichenko.

    Ai ka thënë se Kosova ka të ardhme shumë të mirë dhe me potencial të madh për investime.

    Duke shtuar se kur Kosova ndërton projekte infrastrukturore, do të hapen më shumë mundësi për investime direkte nga të huajt.

    “Mendoj se Kosova ka të ardhme shumë të mirë me potencial shumë të madh i cili duhet të jepet dhe mendoj se koha është kritike sepse mundësitë janë të larta. Shohim se Shqipëria, Maqedonia Veriore, Bosnja dhe Hercegovina po investojnë më shumë dhe po avancohen shpejtë në vendet e tyre, pothuajse tre herë më shumë. Ato janë ekonomi pak a shumë të ngjashme dhe mendoj se Kosova dhe Qeveria duhet të prioritizojnë lansimin dhe dorëzimin e projekteve të mëdha. Në këtë çështje kur ndërton projekte infrastrukturore, hapen më shumë mundësi për investime direkte nga të huajt dhe që investitorët e huaj të vijnë këtu dhe potenciali do të vërehet, në të kundërtën do ketë vetëm diskutime rreth potencialit por ne si bankë dhe të gjithë investitorët trajtojnë vendin varësisht nga rezultatet dhe kjo është çka të gjithë do donim të shihnim më shumë”, përfundoi ai për Ekonomia Online.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme22 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka përkujtur dy heronjtë e Kosovës, Xhevë dhe Fehmi Lladrovci në 26-vjetorin e rënies...
    Lajme22 Shtator 2024
    Deputeti Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka kritikuar vendimin për pagën minimale duke e quajtur një veprim...
    Lajme22 Shtator 2024
    Buxheti i vitit 2025, për Prishtinën dështoi, kjo si shkak i mungesës së kuorumit, pasi dy partitë opozitare LVV dhe PDK  e...
    Të tjera
    Lajme22 Shtator 2024
    Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se edhe nëse hyn në fuqi ky vendim  siç është paraparë, kjo...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ka nisur ngjarja më e madhe sportive në vendin tonë, Maratona “Prishtina 2024”, nën organizimin e Federatës Atletike të Kosovës me moton...
    Sport22 Shtator 2024
    Amir Abrashi është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Grasshoppersit, pasi po luan secilën ndeshje. Mesfushori shqiptar është një legjendë e...
    Lajme22 Shtator 2024
    Njohës të çështjeve të arsimit konsiderojnë se mësimi tërë-ditor në Prishtinë nuk do të jetë lehtë i zbatueshëm, marrë parasysh mbipopullimin dhe...
    Lajme22 Shtator 2024
    Policia e Kosovës, njofton se ka parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandës me mallra. "Policia e Kosovës, konkretisht Njësitet patrulluese të...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se procesi i transformimit të Forcës Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri është në fazën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.