Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan.
I njëjti është arrestuar nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka përdorur emra të rrejshëm nën pretendimet se kanë probleme shëndetësore dhe kërkohet shërim jashtë vendit, duke kërkuar ndihmë financiare.
I dyshuari ka arritur që t’i përvetësojë rreth 18 mijë euro.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjilan, 23.10.2022 – 08:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka përdorur emra të rrejshëm nën pretendimet se kanë probleme shëndetësore dhe kërkohet shërim jashtë vendit, duke kërkuar ndihmë financiare. I dyshuari ka arritur që t’i përvetësoj rreth 18,000 (tetëmbëdhjetë mijë) €. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Front Online