Një qytetarë në Gjakovë raportohet të jetë mashtruar përmes rrjeteve sociale.
Ankuesja femër shqiptare me nënshtetësi të huaj, ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale ishte mashtruar nga një person i panjohur.
I dyshuari ishte prezantuar si shitës i komplekseve banesore duke i marrë viktimës një shumë të konsiderueshme të hollash.
Në lidhje me rastin janë duke u ndërmarrë veprime hetimore.
Sipas informacioneve të para në këtë rast i dyshuari ka përfituar nga viktima mbi 10 mijë euro./Front Online