×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mashtrimet e Besnik Bislimit/ KEK-u ka disa vite që nuk punon me humbje, Nagipi kështu manipuloi

    FrontOnline
    10 Maj 2023

    Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka raportuar një “mal të pa vërtetash” sot para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, sidomos kur ka folur për fitimet e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), raporton Front Online.

    Sipas tij, kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është arrestuar, siç ka thënë ai, për fajin e vetëm që kjo kompani publike më herët ka operuar me humbje, përderisa vitin e kaluar ka fituar hiç më pak se 107 milionë euro nga shitja e energjisë elektrike.

    “Ne mendojmë se ka shumë korrupsion në KEK. Jemi të vetëdijshëm se 30 raste të tilla janë të deponuara në Prokurori nga ana e menaxhmentit të KEK-ut, por ja që s’ka interes nga një institucion politik, siç është Prokuroria e Kosovës të merret me këto raste.Ka interes të merret vetëm me rastin e menaxherit, i cili nga një kompani që ka punuar me humbje ka sjellur kompaninë në 107 milionë euro profit. Ky ka qenë mëkati i Nagip Krasniqit që është dashur të arrestohet”, ka potencuar Bislimi.

    Por, doktori i ekonomisë ka bërë huqje të mëdha gjatë këtij raportimi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pasi që KEK-u ka disa vite që nuk operon me humbje, por realizon fitime dhjetëra milionëshe.

    Front Online, bazuar në raportet zyrtare të KEK-ut, ka gjetur se fitimet neto të kompanisë publike gjatë vitit 2021 kanë qenë 39.2 milionë euro.

    Madje edhe në vitin e pandemisë (2020) KEK-u ka realizuar fitim të pastër prej 23.8 milionë euro, ndërsa në vitin 2019 kishte 19.2 milionë euro fitim, raporton Front Online.

    Në anën tjetër, gjatë vitit 2022 fitimet kanë arritur në 105 milionë euro, kjo kryesisht për shkak se çmimi i energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare ka qenë më i larti në dekadën e fundit.

    Sipas raportit të KEK-ut, në vitin e kaluar e KEK-u ka eksportuar mbi 117 milionë euro energji elektrike, përderisa një vit më parë (2021) kishte eksportuar 58 milionë euro.

    Pra, gjatë vitit 2022 kur janë shpenzuar dhjetëra miliona euro për import të energjisë elektrike, KEK-u ka shitur energjinë elektrike dhe njëkohësisht janë aplikuar reduktime të energjisë elektrike në vend.

    Për ta demantuar edhe më shumë zëvendëskryeministrin Bislimi, KEK-u në vitin 2021 kishte eksportuar më shumë energji elektrike se në vitin 2022, përkatësisht rreth 750 mijë megavat/orë energji elektrike janë eksportuar në vitin 2021, ndërsa vetëm 580 mijë megavat orë energji elektrike janë eksportuar në vitin 2022. Por, çmimi mesatar i një megavati të shitur në vitin 2022 ka qenë 124.6 euro, ndërsa në vitin 2021 çmimi ishte vetëm 77.6 €, përkatësisht 47 euro më shtrenjtë është shitur një megavat orë energji elektrike në vitin 2022 se sa në vitin 2021 dhe kjo i ka rritur fitimet kompanisë publike.

    /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.