×
  • Lajme
  • Lajme

    MAShT thotë që s’do t’i mbështes financiarisht studentët e Fakultetit të Edukimit dhe të Arteve

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Këshilli Studentor i Fakultetit të Arteve, që udhëhiqet nga Organizata studentore “Reforma”, e kundërshton vendimin diskriminues të MASHT-it për konkursin e bursave, për studentët e Universitetit të Prishtinës.

    Ata si sot protestuan para Ministrisë së Arsimit, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për mos përfshirjen e Fakultetit të Arteve në këtë konkurs për bursa.

    Ata thonë se janë kundër që të diskriminohen studentët e dalluar të cilët kanë arritur rezultate të larta në studimet e tyre.

    Por, përmes një njoftimi për media MAShT ka bërë të ditur se Fakulteti i Edukimi dhe ai i Arteve nuk do të mbështeten financiarisht nga ta.

    “Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka planifikuar që edhe këtë vit bursat që do t’iu ndahen studentëve të kenë shumën e bursave që janë ndarë edhe vitin e kaluar (880 euro).

    Mbështjetja e studentëve me bursa ka për qëllim përkrahjen e kuadrove deficitare, prandaj janë zgjedhur për mbështetje financiare vetëm fakultetet të cilat përgatisin kuadro deficitare.

    Fakulteti i Edukimit dhe ai i Arteve nuk konsiderohen më si deficitare, prandaj studentët e këtyre fakulteteve nuk do të mbështeten financiarisht nga MAShT”, thuhet në njoftim.

    Në njoftim tutje thuhet se këtë vit, MAShT ka ulur kriterin e notës mesatare për studentët e Fakultetit Teknik, sepse perveç që ky fakultet përgatite kuadro që në tregun e punës ka mungese të theksuar, disa drejtime rrezikojnë të mbyllen për mungesë interesimi për të studiuar në keto drejtime./Front Online/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Pirg të Korçës, ku një 14-vjeçar u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij...
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Presidenti rus Vladimir Putin nuk u përgjigj nëse do të pranonte armëpushim kur gazetarët i bërtitën pyetje atij dhe Presidentit të SHBA-së...
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Një stuhi e fortë me erëra të fuqishme dhe reshje të befasishme ka goditur sot plazhet e Vlorës, duke shkaktuar kaos mes...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Donald Trump sapo ka zbarkuar në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Alaska me Air Force One. Presidenti amerikan ka mbërritur në bazën ushtarake...
    Lajme15 Gusht 2025
    Një zjarr që ishte përhapur në Gurakoc të Istogut, është shuar me shpejtësi nga intervenimi i shpejtë. Në videon e ndarë në...
    Lajme15 Gusht 2025
    Ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, i cili aktualisht jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka komentuar takimin e shumëpritur...
    Lajme15 Gusht 2025
    Mendimi për motin – 15.08.2025 Me vranësira kalimtare e intervale me diell parashihet moti ditën e shtunë në vend. Pasdite më vonë...
    Lajme15 Gusht 2025
    Familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur sot për të protestuar para objektit të Gjykatës Themelore në Gjilan për vrasjen e...
    Lajme15 Gusht 2025
    Kolona të gjata janë duke ndodhur në disa pika kufitare të vendit, në dalje të tyre. Sipas të dhënave të publikuara nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.