×
  • Lajme
  • Lajme

    MAShT-i lanson platformën “Arsimi gjithëpërfshirës” për fëmijët me nevoja të veçanta

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Në vazhdën e organizimit të procesit të mësimit në distancë, në kontekstin e pandemisë COVID-19, MAShTI me mbështetjen e organizatës ‘Save the Children’, po e lanson platformën më të re “Arsimi gjithëpërfshirës” (arsimigjitheperfshires.rks-gov.net), me qëllim të ofrimit të mundësive për zhvillim socio-emocional dhe njohës të fëmijëve me nevoja të veçanta.

    Platforma ofron aktivitete mësimore për fëmijë dhe materiale ndihmëse për prindër/kujdestarë ligjor, mësimdhënës dhe asistentë të fëmijëve me nevoja të veçanta.

    “Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, si parim themelor ka gjithëpërfshirjen e cila nënkupton jo vetëm përfshirjen fizike në shkollë, por edhe ofrimin e mundësive që të gjithë fëmijët të zhvillojnë aftësitë dhe potencialet e tyre individuale.

    Aktivitetet mësimore janë të ndara sipas fushave të kurrikulës dhe fushave të aktiviteteve. Gjithashtu, platforma ofron tema dhe njësi konkrete, materiale didaktike, këshilla, video, udhëzime audio-vizuale, fleta pune dhe fotografi për të gjithë fëmijët bazuar në nivelet dhe aftësitë individuale.

    Përveç aktiviteteve mësimore, platforma ofron informata dhe materiale ndihmëse lidhur me qasjen ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, metodat bazike, vlerësimin dhe informata tjera të rëndësishme për zhvillimin social, emocional dhe psiko-fizik të fëmijës.

    Çdo fëmijë ka karakteristika, interesime, aftësi dhe nevoja individuale për të mësuar, andaj ofrimi i mundësive të barabarta për të gjithë, mundëson ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, përmbushjen e arsimimit për të gjithë dhe mbi të gjitha, përmirësimin e sistemit arsimor në përgjithësi”, thuhet në njoftimin për media.

    Kjo platformë do jetë aktive nga nesër (datë 30.04.2020) dhe do të plotësohet rregullisht me materiale dhe aktivitete të reja, prandaj ju ftojmë që ta përcjellni në vazhdimësi.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...
    Lajme03 Mars 2026
    Veprimtari i çështjes kombëtare, Emrush Xhemajli, në emër të Shoqërisë “Lëvizja”, mbajti një fjalim emocionues më 1 mars në Winterthur të Zvicrës,...
    Lajme03 Mars 2026
    Numrat, afatet dhe mungesa e konsensusit kanë kthyer çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës në një provë të funksionimit institucional. Teksa...
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.