×
  • Lajme
  • Lajme

    MASH: Nuk do të ketë mbyllje të shkollave

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Ndonëse është shtuar numri i rasteve me Covid-19 në shkolla, Ministria e Arsimit nuk parasheh mbylljen e tërësishme të institucioneve shkollore. MASH-i ka bërë të ditur se deri më tani nga 19 komuna janë raportuar gjithsej 54 mësimdhënës dhe 22 nxënës të infektuar.

    Ky institucion në një përgjigje për KOHËN ka theksuar se shkollat nuk do të mbyllen, por do të organizojnë mësimin sipas udhëzuesit të përgjithshëm të Ministrisë duke respektuar 3 skenarët, mësim në shkolla, mësim i kombinuar dhe mësim online, varësisht nga situata me pandeminë.

    “Aktualisht gjendja në shkolla është në rregull, shkollat po i respektojnë udhëzimet e MASH-it, MSH-së dhe IKSHPK-së. Përkatësisht, po operojnë bazuar në udhëzuesin e përgjithshëm të MASH-it për organizimin e mësimit në kushte pandemie dhe protokollin e reagimit ndaj pandemisë Covid-19”, thuhet në përgjigjen e MASH-it.

    E kryeministri Avdullah Hoti nuk është përgjigjur nëse mund të mbyllen sërish shkollat në rast se përkeqësohet situata me pandeminë, por ka thënë se do të veprohet sipas protokolleve në fuqi.

    “Në atë moment që paraqitet një rast ndiqen protokollet e nevojshme që i kemi zhvilluar edhe brenda bashkë me IKSHPK-në dhe me Ministrinë e Shëndetësisë duke ndjekur edhe përvojën ndërkombëtare të OBSH-së”, ka thënë ai.

    Një ditë më parë Hoti ka paralajmëruar shtrëngim të masave nëse shtohen rastet me Covid, derisa ka thënë se rreziku nga një valë re e Covid-19 në Kosovë është shumë i madh. Përmes një statusi në Facebook ai ka shkruar se përqindja e nxënësve të testuar që kanë dalë pozitivë është e lartë dhe çon në rrezik të përhapjes së virusit.

    “Të gjithë duhet të kemi mirëkuptim për shtrëngimin e masave në javët në vijim, që përfshijnë ndërprerje të tubimeve të mbyllura, kufizime të çdo aktiviteti ku mblidhen qytetarë, kontroll rigoroz të shkollave për përmbushje të masave për mbrojtjen nga Covid-19 dhe masa të tjera”, ka shkruar kryeministri.

    Të hënën janë regjistruar disa raste pozitive në shkollat e Prishtinës. Në shkollën “Pjetër Bogdani” kanë rezultuar pozitivë 5 raste, prej tyre 3 mësimdhënës, 1 nxënës e 1 punëtor teknik. Kjo ka bërë që të mbyllet shkolla për dy javët e ardhshme

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur rreth dialogut strategjik mes ShBA-së dhe Serbisë....
    Lajme12 Janar 2025
    Psikologu Rron Kastrati është deklaruar për “Front Online” lidhur me rënien e natalitetit në Kosovë, duke theksuar faktorët kryesor që ndikojnë në...
    Lajme12 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për Kuvendin...
    Të tjera
    Kronika12 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Gjakovë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht dy familjare të tij....
    Kronika12 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Deçan pasi që tek shtëpia e tij është hasur dhe konfiskuar një armë e llojit Snajper kal.8×57...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Kukësi është përfshirë nga një stuhi e madhe bore gjatë kësaj të diele. Era e fortë, nga veriu me drejtim juglindjen, shoqëruar...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ditën e dytë të fushatës e nis me dy tubime elektorale. Të...
    Lajme12 Janar 2025
    Gjatë vitit 2024, si dhe gjatë viteve të kaluara, qeveria aktuale nuk ka pasur bashkëpunim me shumicën e kryetarëve të komunave, madje...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kushtet atmosferike, LDK e shtyn prezantimin e programit për Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Për shkak të kushteve atmosferike, LDK ka njoftuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.