Me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, Qeveria e Kosovës ka marrë gjatë ditës së sotme masa të reja.
Në mesin e masave, janë përfshirë edhe ato për aktivitetet sportive, raporton FrontOnline.
Sipas vendimit të fundit, aktivitetet sportive do të vazhdojnë normalisht.
Megjithatë, tifozët nuk do të lejohen në tribuna.
“Lejohen aktivitetet sportive vetëm për qëllime profesionale në hapësira të mbyllura dhe të hapura pa prezencë të publikut, dhe të cilat duhet të realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare sportive”, thuhet në vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës.
Masat e sotme hyjnë në fuqi nga 7 prill 2021./FrontOnline/