Ministria e Shëndetësisë ka publikuar në faqen zyrtare në facebook, masat e reja që janë marrë sot, raporton Front Online.
Këto masa do të hyjnë në fuqi të hënën.
Njoftimi i plotë i MSH-së:
Masat e reja anti COVID
⛔️ Qendrave tregtare dhe gastronomisë u ndalohet puna nga ora 21:00-05:00 (përveç shërbimeve “merr me vete”)
⛔️ Ndalohen seminaret, punëtoritë dhe format e tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish/mbahen on-line
✅Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare lirohen nga paraqitja në punë/punojnë on-line nga shtëpia
? Personave mbi moshën 65 vjeç u lejohet dalja jashtë shtëpisë nga ora 06:00-10 dhe nga 16:00-19:00
? Ligjëratat në universitete publike dhe private mbahen on-line. Provimet, puna praktike dhe laboratoratorike mbahen me prani fizike duke respektuar rekomandimet e MSh/IKSHPK
✅ Konviktet dhe mensa e studentëve punojnë duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK