Masat e marra nga Qeveria e Kosovës tashmë që tri javë nuk kanë dhënë asnjë rezultat në uljen e numrit të të infektuarve nga Covid-19.
Kështu ka thënë për FrontOnline, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, MuhedinNushi.
Sipas tij, nëse është nevoja masat kundër Covid-19 duhet edhe të ashpërsohen.
“Prandaj, këtu duhet të vendoset një far kontrolli i mirëfilltë ndërsa Komuna e Prishtinës qëndrimin e ka shumë të qartë këto masa nuk kanë dhënë rezultate dhe me këto masa duhet të bëhet një far revidimi i masave qoftë nëse ka nevojë edhe me u ashpërsu por të bëhet revidimi në mënyrë që të zvogëlohet numri sepse tash për tash jemi duke luftuar vetëm për numra, jo që kemi një strategji ose bota në luftë kundër pandemisë ose Covidit, vetëm qëllimi është që të zvogëlohen numrat dhe të ruhet jeta e qytetarit e po ashtu që të ruhet edhe personeli shëndetësor i cili është jashtëzakonisht shumë i atakuar tashmë në tërë territorin e Republikës së Kosovës jo vetëm në territorin e Komunës së Prishtinës”, ka deklaruar ai./FrontOnline/