Në mesin e shumë masave nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e pandemisë COVID-19, është e ndaluar edhe prezenca e tifozëve në tribunat e stadiumeve.
Kjo masë është në fuqi që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit të kaluar, por nuk është se është respektuar aq shumë, shkruan FrontOnline.
Si te ndeshjet e të rriturve, ashtu edhe te grupmoshat e reja, prezenca e tifozëve nuk është se është ndalur.
Në ndeshjen e sotme mes Rilindjës dhe 2 Korrikut, ka pasur prezencë të madhe të tifozëve.
FrontOnline ka siguruar pamje nga stadiumi, ku shihet se distanca nuk po respektohet në asnjë mënyrë.
Ndryshe, kjo ndeshje është e vlefshme për grupmoshat e reja.
Për më shumë, shikoni fotografitë e siguruara nga gazeta./FrontOnline/