×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Masat anti-COVID në Kinë, Blinken: Administrata Biden i mbështet protestuesit

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2022

    Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha sot se administrata e presidentit Joe Biden mbështet protestuesit në Kinë, të cilët janë të pakënaqur me masat anti-COVID dhe njoftoi se ai do të merret me këtë çështje kur të vizitojë Kinën në fillim të vitit të ardhshëm.

    “Sigurisht që ne i mbështesim protestat. Ne mbështesim të drejtën e të gjithë njerëzve për të protestuar në mënyrë paqësore, për të shprehur pikëpamjet e tyre, për të shprehur zhgënjimet e tyre, pavarësisht nëse është Kina, qoftë Irani apo ndonjë vend tjetër”, tha Blinken për CNN.

    Demonstratat në Kinë u ndezën nga një zjarr vdekjeprurës që shpërtheu më 24 nëntor në Urumqi, kryeqyteti i rajonit Xinjiang në perëndim të Kinës.

    Të paktën 10 persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën nga zjarri që përfshiu godinën e banimit, i cili shkaktoi zemërim dhe indinjatë të publikut, pasi videot e incidentit treguan se masat antiCOVID penguan zjarrfikësit të ndërhynin në kohë dhe të arrinin te viktimat.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se presidenca është shndërruar në zyrë ku noterizohen Ligjet e miratuara...
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.