“Doja t’i torturoja e më pas ti vrisja, ishin shumë të lumtur”, kështu ka deklaruar 21-vjeçari që u kap dje si i dyshuar për vrasjen e gjyqtarit të ri, Daniele De Santis dhe të dashurës së tij, Eleonora Manta.
Ai ka rrëfyer se pas vrasjes kishte dashur të pastronte gjithçka dhe të linte një mesazh në mur për të gjithë qytetin. “Nuk i duroja dot, ishin shumë të lumtur, kjo më acaroi, e di që ndoshta bëra gabim, por nuk i duroja dot”, ka thënë ai.
Djali, një student i infermierisë përshkruhet nga fqinjët si “i ndrojtur dhe introvert”.
Sipas asaj që shpjegoi prokurori i Leçes, Leonardo Leone De Castris, vrasja do të kishte qenë e paramenduar dhe e përcaktuar në detaje për një kohë të gjatë.
“Veprimi u krye me pamëshirshmëri dhe mungesë totale të ndjenjës së keqardhjes ndaj fqinjit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura për të ndaluar nga viktimat, i dyshuari vazhdoi veprimin e planifikuar me përpikmëri duke i ndjekur ata rreth shtëpisë, e duke i masakruar”, tha ai.