×
  • Lajme
  • Lajme

    Masakra e Reçakut u cilësua si incident, reagojnë familjarët

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Banorët ndjehen të prekur nga cilësimi që historianët ia kanë bërë Masakrës së Reçakut duke e quajtur incident.

    Shenjat e plumbave, ende janë nëpër mure.

    Kurse brenda kësaj shtëpie, para 21 vitesh qëndronin shumë banorë të Recakut, që u strehuan këtu për t’ju ikur granatimeve të forcave serbe.

    Ani pse kanë kaluar dy dekada, Sevdie Osmani, tregon momentin kur në shtëpinë e saj, erdhën forcat serbe, dhe i gjeten shqiptarët e fshehur.

    Aty ia vranë edhe burrin e saj Sadik Osmanin.

    E pasi i rrahën mizorisht në oborrin e kësaj shtëpie, forcat serbe i rreshtuan ata e i nisen në drejtim të këtij mali.

    Por, shqiptarët nuk e dinin, që në këtë vend, po i priste një njësit tjetër serb.

    Më të arritur këtu, u vranë e masakruan 45 shqiptarë.

    Për këtë, kjo luginë, do ta merrte një emër, më të cilin njihet edhe sot.

    Ka mbi dy dekada, që kjo lugine në fshatin Recak, njihet si lugina e vdekjes. Kjo pasi me 15 janar të vitit 98, nga forcat serbe u vranë e masakruan dhjetëra shqiptarë.

    Por, pavarësisht kësaj, dikush po thotë që kjo masakër, ishte një incident.

    Në librat e titulluar si “Projekti i Historisë së Përbashkët”, në të cilën mori pjesë edhe historiani nga Kosova, Frashër Demaj, kjo masakër, po cilësohet si një incident.

    Por, në këto pamje të papublikuara më parë, shihet që kjo masakër, ishte larg incidentit.

    E ky cilësim që iu bë masakrës së Recakut, ka prekur banorët e këtij fshati.

    Faik Ramadani, të cilit serbët ia vranë tre djemtë, thotë që ajo se çfarë ngjau këtu, vuri themelet e shtetit të Kosovës.

    Ndërkohë, në pak rreshta, por të cilësuar si masakër, e mësojnë nxënësit e klasave të nënta në vend.

    Për këtë, edhe arsimtari i historisë në Shkollën fillore të fshatit Recak, thotë se një ngjarje kaq e rëndë, nuk mund të quhet incident.

    Edhe vet Syla, ishte plagosur nga serbët në këtë masakër, ani pse në atë kohë, ishte vetëm 16 vjecar.

    Ndërkohë, pothuajse secili nga nxënësit e tij, ka një familjarë të vrarë në këtë masakër.

    Për t’u kujdesur që edhe gjeneratat e reja do ta mësojnë atë që ndodhi me të vërtetë, banorët e Recakut, u kujdesen edhe t’i ripërtërijnë emrat e të vrarëve.

    Ndërkohë, së këtu kishte masakër e jo incident, e pati thënë edhe një ditë pas masakrës, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker.

    “Për nga pamja duket si ekzekutim. Duket se njerëzit pa kurrfarë vlere për jetët e njerëzve kanë vrarë këta njerëz, që mua me duken si bujq, si punëtorë, si fshatarë, që definitivisht nuk kanë merituar të vdesin kështu”, William Walker, Ambasador i OSBE-së në Kosovë, 1999

    E 45 shqiptarët e vrarë në këtë masakër, janë të varrosur në varrezat e fshatit Recak.

    Por, ani pse kanë kaluar dy dekada, simbolet kombëtarë nuk mungojnë asnjëherë në këtë fshat.

    Madje, as tek gjeneratat e reja..

    Nga Rubrika
    Lajme07 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot në kryeqytet e ka mbajtur “tubimin e ndryshimit” ku i ka prezantuar edhe 21 kandidatët nga pesë...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që ditën e premte ta kalojë në Norvegji, atje ku jeton bashkëshortja e tij dhe...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nisur Turneun e Ndryshimit në Prishtinë e që do të vazhdojë edhe në 10 qytete tjera të...
    Të tjera
    Lajme07 Nëntor 2024
    Avokati i njohur Tomë Gashi, ka deklaruar se presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump, mund ta zhbëjë Gjykatën Speciale. Por, sipas...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest. Osmani përmes një albumi fotografish të postuar në...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se njësia B1 në TC Kosova B ka ndërprerë aktivitetin sot, në orën 11:08 për...
    Bota/Rajoni07 Nëntor 2024
    Është zbardhur deklarata e 41 vjeçarit që theri me thikë një ditë me parë ish të dashurën e tij në Korçë. Bëhet...
    Bota/Rajoni07 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot në Kuvend se projektbuxheti i vitit 2025 është frymëzues për ekonominë...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Zafir Berisha do t’ia mësyjë sërish garës për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate. Kryetari i partisë, Fatmir...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.