×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Masa shtesë antiCovid në Shqipëri, ndalohen dasmat e tubimet

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Komiteti i Ekspertëve të Shqipërisë ka vendosur që të merren masa shtesë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

    Profesoreshë Albana Fiço, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve të Shqipërisë në një deklaratë për mediat tha se “pas masave me intensitet të moderuar, me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 dhe kufizimit të aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas orës 22 të darkës, nisur nga vlerësimi në dinamikë i situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vlerësuar se është e nevojshme të ketë masa shtesë të intensitetit mesatar për të frenuar përhapjen e infeksionit”.

    “Pasi kemi analizuar situatën dhe risqet, ecurinë e epidemisë në vend dhe përgjigjen e qytetarëve ndaj masave të ndërmarra dhe kemi vendosur të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubime, si dhe konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjes të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë”, theksoi Fiço.

    Sipas saj, Komiteti Teknik i Ekspertëve po monitoron me vëmendje situatën e COVID-19 dhe ecurinë e epidemisë në vend ndërsa vijon puna për testimin, gjurmimin dhe izolimin e rasteve të dyshuara dhe kontakteve të tyre.

    “Ashtu siç kemi bërë me dije çdo ditë në raportimin ditor, situata mbetet e kontrolluar, por në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve pozitive ditore, shprehur qartë me një rritje të incidencës 14 ditore në 243 raste për 100 mijë banorë. Numri total i rasteve aktive ka pësuar rritje në 504 për 100 mijë banorë. Numri i pacientëve në spitale ka pësuar rritje krahasuar një javë më parë”, tha Fico.

    Fico u shpreh se “në tre spitalet COVID janë shtruar 406 pacientë. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve janë ende të lira në katër strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve, ndërkohë që skenarët e përfshirjes së spitaleve rajonale janë gati në momentin që do ketë ezaurim të katër spitaleve COVID. Terapitë intensive kanë një numër të qëndrueshëm të pacientëve në kujdes intensiv. Përqindja e humbjes së jetëve në raport me numrin e të prekurve është 2,2%”.

    Fico u bëri apel qytetarëve për të zbatuar rregullat e vendosura.

    “Vendoseni maskën, ruani higjienën, mbani distancë nga të tjerët që nuk janë familjarët tuaj dhe kufizoni kontaktet sa më shumë. Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë. Vetëm me bashkëpunim qytetarë-autoritete, mund të kufizohet përhapja e koronavirusit. Respektoni rregullat, kontribuoni për kufizimin e përhapjes së COVID-19, për të ulur mbingarkesën në spitale, për të ruajtur shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja”, – tha Fico./ATSH/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se të hënën ka arrestuar një grup kriminal prej 18 personash që ka tregtuar në...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    I janë kthyer paratë shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, të cilat ato i kishte dorëzuar në stacionin policor një 41-vjeçar nga Podujeva,...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me seancën që do të mbahet ditën e martë...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër gjatë vikendit është zhvilluar mes Xuxit, Drenushës, ku më pas u përfshi edhe Vullneti. I gjithë ky debat...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Ndeshja...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur sonte akuza të rënda ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti. Ai ashpër ka theksuar se Kurti...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në mesin e shumë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sonte ka publikuar emrat e disa anëtarëve të partive si LDK, PDK, por...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka hapur një tender në vlerë 10 mijë euro për blerje të hapësirës mediale në TV Nacionale....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.