“Pas kontrollimeve të kryera, inspektimit të materialeve zyrtare dhe pas analizës së pamjeve të sigurisë nga kamerat e sigurisë në Stacionin Policor të Pikëkalimit kufitar “Bllacë”, Departamenti vërtetoi se punonjësi i policisë B.J. me veprimin e tij të papërgjegjshëm nuk ka realizuar kontrollet e duhura për automjetin “Mercedes” gjatë kalimit të kufirit shtetëror në dalje nga RMV, nuk e ka regjistruar për daljen nga RVM dhe udhëtarët e automjetit përkatës A.P., me pasaportë diplomatike si shofer dhe A.G. me pasaportë maqedonase si pasagjer, i ka regjistruar si kalues të kufirit në këmbë, duke e anashkaluar mbikëqyrjen e duhur dhe ka realizuar kontrollin kufitar në sistemin SKPV për personin A.G. pa pritur që sistemi të verifikonte nëse personi kishte masën aktive “mbaj dhe njofto menjëherë”, dhe i ka dorëzuar pasaportat menjëherë, pas çka ata kanë lënë pikëkalimin kufitar”, thonë nga MPB./Alsat.mk/