Paris Hilton u martua dje me sipërmarrësin Carter Reum. Në shkurt të këtij viti, Paris ndau lajmin e fejesës me ndjekësit në Instagram, pasi çifti kishte pak më shumë se një vit që ishin bashkë. “I imi përgjithmonë sot… 11/11”, ka shkruar Paris në një përshkrim të fotos së vetme me fustanin e nusërisë deri më tani.
Ditë para dasmës, Paris ka postuar foto dhe video me të fejuarin në Instagram duke numëruar mbrapsht për ceremoninë. Përveç numërimit të momenteve deri në martesë, Paris në të njëjtën kohë promovoi serialin e saj të ri ‘Paris In Love’ i cili transmetohet në televizionin ‘Peacock’ ditën e dasmës.
Paris një orë më parë ka postuar foton me fustanin e nusërisë dhe shumë ndjekës i janë përgjigjur me urime në komente.
“Urime bukuroshe!”, “Jam shumë i lumtur për ty Paris, ti me të vërtetë e meriton lumturinë. Ti dhe Carter jeni çifti më i bukur dhe më i ëmbël që ekziston”, “Je e bukur, urime te dyve!”, janë disa nga komentet./FrontOnline/