Ish opinionisti i “Big Brother VIP” dhe humanisti shqiptar, Arbër Hajdari, ditën e djeshme i ka dhënë fund beqarisë.
Ditën e djeshme, ai dhe partnerja e saj e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Këtë e ka bërë të ditur vet themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe” përmes një postimi të ndarë në ‘Instagram’.
“E dashur Vlera, zemra ime! Sonte po kurorëzojmë dashurinë tonë prej 5 vitesh, në martesë”, nis postimi i Hajdarit.
“Lus Zotin të kemi jetë të lumtur”, tha më tej ai.
Arbëri u bë i njohur për publikun me rolin e tij të opinionistit në “Big Brother VIP”.